Futboll Premier League Sport

I PLAGOSËN MOTRËN ME THIKË PASI E NGACMUAN/ Kapiteni i Manchester United u përlesh me një grup shqiptarësh

Media britanike “The Sun” shkruan se mbrojtësi anglez Herru Meguajer u konfliktua dhunshëm me një grup të rinjsh teksa një biznesmen shqiptar goditi me thikë në krah motrën e 27-vjeçarit, Dejzi, pasi kjo e fundit refuzoi të kalonte kohën me të.
skynews-harry-maguire-football_5074313
Tabloidi i njohur shton se Meguajer është hedhur në sulm menjëherë teksa në ndihmë të biznesmenit shqiptar (emri të cilit ende nuk bëhet i ditur) u përfshinë dhe disa bashkëkombas të tij.
motra

Një burim nga Mikonosi, ku ndodhi ngjarja, raporton se lojtari i Anglisë tentoi të çonte në spital motrën e tij me taksi, por u konfliktua dhe me një polic, i cili ishte veshur civil.
meguajer
Më pas ai u ndalua nga policia greke dhe kaloi natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi të hiqeshin të gjitha akuzat për: agresion, prishje të qetësisë publike, dhënie ryshfeti për policinë nëse do të largohej menjëherë nga Greqia. Besohet se Meguajer është kthyer në atdhe.

Related posts

Nadal: Mes meje dhe Federer nuk ka garë për kreun

Sadik.Autor

RRËFEN MBI POLEMIKAT NË 2006/ Van Nistelrooy: Më vjen akoma turp për atë që ndodhi me Ferguson…

Delo.autor

HISTORIA E KUPËS SË DËSHTUAR NË 2017/ Tirana tani mund t’i kthejë “borxhin” Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment