Futboll Sport

Adnan Januzaj jashtë Botërorit? Emri i futbollistit me origjinë kosovare mungonte te…

Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të Belgjikës për finalet e “Rusi 2018”. Edhe pse lajmi nuk është ende zyrtar, janë mediat belge që kanë zbuluar vendimin e trajnerit Roberto Martinez nëpërmjet një detaji të pazakontë.

Federata Belge e Futbollit ka nisur drejt Rusisë, dyshekët që do të përdoren nga 23 lojtarë, duke shënuar emrin e secilit futbollit në njërin prej tyre. Në mesin e 23 emrave te dyshekët, ka munguar ai i mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, portierit Matz Sels, mbrojtësve Christian Kabasele dhe Jordan Lukakut dhe mesfushorit Leander Dedoncker.

Të katër emrat në fjalë ishin pjesë e listës paraprake me 28 futbollistë, por nga fakti i sipërpërmendur kuptohet që katër, prej tyre, ndër të cilët edhe Januzaj, nuk do të marrë pjesë në Botëror.

Related posts

TENIS/ Zhgënjen edhe Nadal, rusi Medvedev sfidon Thiem në finalen e Londrës

Delo.autor

Jorge Sampaoli: Mendoja se Dybala ishte “top player”, Icardi ka probleme me shokët e ekipit

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare/ Laçi pa supriza, qipriotët me skemë “klasike”

Isa.Autor

Leave a Comment