Futboll La Liga Sport

Ronaldo reflekton me veten/ Gabova, por nuk mund ta kapërcej lehtë këtë situatë

​Cristiano Ronaldo vijon të jetë çështje e nxehtë në kampin madrilen.Menjëherë pasi tha “ishte bukur të luaj për Real Madridin”, Ronaldo në zonën mix e kishte pranuar se gaboi që foli pasi Los Blancos shkruan histori duke fituar Champions Leaguen 3 herë me radhë.

Cristiano Ronaldo, e ndihmoi Real Madridin të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë dhe më pas menjëherë shkaktoi tollovi të madhe sa i përket të ardhmes.Një minutë pas ndeshjes, portugezi lëshoi bombën “Ishte bukur të luaja në Madrid, pas pak ditësh do të flas më shumë, do të jap një përgjigje për tifozët që gjithmonë kanë qenë në anën time…”.

Ai gjithashtu tha se: “kjo vjen nga larg, nuk janë në pyetje paratë..”.

Por, menjëherë pas kësaj, portugezi në zonën mix e pranoi se gaboi me kohën dhe vendin që e tha, por dha sinjale se diçka e madhe po ndodh në Madrid dhe se nuk mundi më ta mbajë në vete.

“Fola atëherë kur nuk u deshtë, por diçka do të ndodhë. Nuk ishte koha e duhur, por isha i sinqertë”, ishte shprehur Ronaldo.“Brenda një jave do të flasë diçka sepse tifozët gjithmonë më kanë mbështetur dhe ata janë në zemrën time. Nuk flas shumë, por kur flas, flas”, ka kaluar një javë tashmë, por ende nuk ka gjurmë nga CR7.

“Sigurisht, kam diçka për të thënë, por nuk ishte koha e duhur, edhe pse nuk pendohem që fola. E kam mbajtur në vete këtë për shumë kohë, por nuk mundem gjithmonë ta kontrolloj veten”, kishte shtuar CR7.

Mediat spanjolle dhe angleze raportojnë se Ronaldo është afër rikthimit në “Old Trafford” te Manchester United pas nëntë sezoneve me Real Madridin, ku shënoi 450 gola në vetëm 438 ndeshje, duke fituar tituj të shumtë, përfshirë këtu katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Related posts

MODELJA SEKSI/ Trëndafila nga Arabia Saudite për “BOMBËN” E ICARDIT (FOTO)

Isa.Autor

CAS NUK E “SHPËTON” NGA HETIMI/ PSG duhet të gjejë 150 milionë euro në vit përmes…

Delo.autor

UFC: St-Pierre nuk do të përballet kurrë me fituesin e duelit Khabib-McGregor

Sadik.Autor

Leave a Comment