Futboll Sport

Alba largon zërat e Tottenham: Përjetësisht te Barça!

Lojtari i përfaqësueses spanjolle Jordi Alba insiston se kërkon të vazhdojë të luajë te Barcelona deri në fund të karrierës.

Mbrojtësi i majtë ka kaluar gjashtë sezone në Camp Nou por tani është përfolur për një kalim te Tottenham në Premier League.

Gjithsesi, 29-vjeçari ka vetëm një qëllim, dhe ai është të përfundojë karrierën te Barça.

“Jam shumë mirë te Barça dhe zërat e largimit tim nuk më shqetësojnë. Po të ishte për mua, do të qëndroja përjetësisht te Barcelona.

“Por nuk varet gjithçka nga mua por nga dëshira e klubit. Gjithashtu varet nga paraqitjet e mia, të cilat këtë sezon kanë qenë shumë të mira, por nuk e shoh veten time jashtë Barça-s.”

Ai ka një kontratë deri më 2020, Alba gjithashtu ka një klauzolë 150 milionë euro.

Alba ka fituar katër tituj në La Liga si dhe ka ngritur trofeun e Champions League më 2015.

Related posts

BENZEMA NUK E HARRON/ Sulmuesi francez ka një mesazh BEFASUES për RONALDON

Isa.Autor

SHPJEGON SE VICTORIA ËSHTË SI PIPPO INZAGHI/ Beckham: Ka 25 vite që ha saktësisht të njëjtat gjëra

Delo.autor

HISTORIA E “SPECIAL ONE”/ Mes karizmës, polemikave dhe triumfeve. Ja 1000 pankinat e Mourinhos…

Delo.autor

Leave a Comment