Gossip Sports

Alessandro Del Piero ndahet nga bashkëshortja pas 19-vjetësh

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, dhe bashkëshortja e tij, Sonia Amoruso, raportohet se janë ndarë pas 19 vitesh martesë. Lajmi u publikua nga TgCom dhe revista Chi. Familja e Del Pieros jeton në Los Angeles, por kur çifti kthehet në Itali ai qëndron në Milano ndërsa Sonia shkon në Torino.

Sipas medieve, futbollisti i famshëm dhe Sonia nuk kanë publikuar një fotografi së bashku për dy vitet e fundit dhe nuk marrë pjesë në ngjarje publike së bashku gjatë kësaj periudhe. Raportohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund për shkak të keqkuptimeve të shumta dhe dallimet midis tyre që nuk kanë qenë të lehta për tu zgjidhur. Ata u martuan në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

 

Related posts

REFUZOI TË POZONTE NË REVISTAT PËR TË RRITUR/ Atletja më seksi në botë ka një plan të ri me Nejmarin

F.autor

KUSH DO TA KETË FATIN TA BLEJË? Ronaldo nxjerr në shitje vilën luksoze, ky është çmimi i saj…

Isa.Autor

EDHE NË GJYQ I BUZËQESHUR/ Pas këtij veprimi fansat do të ndryshojnë mendim për Cristiano Ronaldo-n (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment