Futboll Sports

RUSI 2018/ Mesfushori i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë kundër Zvicrës

Mesfushori i Shakhtar Donetsk dhe Brazilit, Fred, i cili vazhdon të vuajë një dëmtim, ka munguar në stërvitjen e radhës së “Selseao” në Sochi. Trajneri Tite ka pasur në dispozicion 22 futbollistë teksa ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë të Botërorit 2018 kundër Zvicrës.

Fred, që sezonin e ardhshëm do të luajë me Manchester United, ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe pritet që vetëm të hënën e ardhshme të bëhet pjesë e ekipit, pasi po ndjek një program të veçantë riaftësues.

Brazili do ta nisë botërorin me ndeshjen e së dielës kundër Zvicrës, ndërsa Kosta Rika dhe Serbia do të jenë kundërshtarët e tjerë në Grupin E.

Related posts

BYLIS KËRKOI TË BRAKTISTE NDESHJEN/ Presidenti Kapllanaj: Turp, turp! (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI/ Barazim që i vlen Kroacisë për të kaluar turin, BELGJIKA mbetet jashtë. Maroku…

F.autor

ISHTE NË SHËNJESTRËN E TIFOZËVE ME KORE RACISTE/ Shikoni reagimin epik të sulmuesit holandez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment