Futboll Seria A Sport

Allison refuzon Chelsea/ Portieri brazilian do vetëm klubin e madh spanjoll

Që Brazili pëson shumë pak gola meritat shkojnë edhe për të. Allison, gardiani i Romës me paraqitjen e tij në Botëror me fanellën e Seleçaos po konfirmohet si një nga portierët më të mirë në qarkullim. Reali i Madridit është gati të bëjë çmendur financiare për të por garës për të firmosur me 25-vjeçarin nga vendi i Sambas i është shtuar edhe Chelsea.

Megjithatë përgjigjja e Allison në drejtim të Bluve të Londrës ka qenë e menjëhershme. Opsioni Chelsea nuk i intereson aspak portierit të Brazilit i cili është i gatshëm të qëndrojë tek Roma nëse nuk transferohet te Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere. Klubi verdhekuq kërkon 75 milionë euro për kartonin e Allison, shifër që është i gatshëm ta paguajë Chelsea por jo Los Blancos të cilët nuk ofrojnë më shumë se 55 milionë euro për numrin 1 të 5-herë kampionëve të botës.

Allison pas paraqitjeve fantastike me Romën në Serie A dhe Champions League po shkëlqem edhe në Botëror duke bërë që vlera e tij në merkato të rritet ndjeshëm. Megjithatë duke parë kërkesat e larta të Romës e ardhmja e tij mbetet e paqartë dhe ndoshta në fund 25-vjeçari mund të vendosë të rinvojë kontratën e tij me klubin kryeqytetas.

Related posts

ZYRTARE/ Refuzon PSG dhe Man United, nënshkruan me “Zonjën” deri në 2023

Isa.Autor

I FRIKSHËM PËR TË GJITHË BOTËN/ Ja si do të ishte Juventus me trajner Guardiolën (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

BANOR I BBV4? Eros Grezda thyen heshtjen: Shumë shpejt…

F.autor

Leave a Comment