Futboll Sport

Partizani në kërkim të mbrojtësit, Gega e ka “AS-in nën mëngë”

Partizani ndodhet për fazë përgatitore në Ohër, aty ku do të qëndrojë deri më datën 10 korrik, pasi më 12 do të luajë takimin e parë kundër sllovenëve të Mariborit. Në këtë grumbullim të kuqtë kanë në përbërje 23 lojtarë, të cilët janë të gjithë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, i cili po punon për të marrë rezultat pozitiv, por edhe për një ekip të së ardhmes.

Ndryshimet në skuadër janë bërë të ditura, ndërsa pritet që të ketë vetëm afrime deri në përfundim të merkatos. Sytë janë hedhur në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes, aty ku po kërkohen dy alternativa cilësore që t’i përputhen interesave të skuadrës si në cilësi, por edhe në aspektin financiar.

“Trajneri Skënder Gega e ka “AS-in nën mëngë” sa i përket rolit të qendërmbrojtësit. Elvis Prençi është opsioni kryesor, pasi për teknikun ai është një njohje e vjetër. Të mos harrojmë që e ka afruar në kombëtaret e moshave dhe që e ka stërvitur për një kohë të gjatë.

Veç kësaj, Prençi ka bërë paraqitje të mirë te Lushnja këtë sezon, edhe pse verdhejeshilët nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë për të marrë rezultat në Superiore. Megjithatë, mësohet se tratativat mes palëve kanë nisur dhe çdo gjë është në rrugën e duhur. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata.

Skeda – 25-vjeçari Prençi e ka nisur karrierën te Kukësi në moshën 17-vjeçare, në Kategorinë e Dytë (sezoni 2010/2011), më pas e vijoi deri në të Parën me verilindorët. Më pas ai u transferua te Partizani ku së bashku me të kuqtë doli në Superiore dhe aty  vijoi për një sezon, 2013/2014. Më pas ai ka luajtur te Teuta, Korabi dhe së fundmi Lushnja.

Related posts

Atalanta-Torino, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

E ARDHMJA E ARSENE WENGER TEK PSG? Presidenti i klubit, Al-Khelaifi befason me përgjigjen

Delo.autor

TRAFIKONE DROGË ME VLERË 174 MILIONË DOLLARË/ Arrestohet në Peru ish-boksieri shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment