Futboll Seria A Sport

Alvaro Morata, zbulohet prapaskena pas refuzimit të skuadrës prestigjoze italiane

Një prapaskenë e bujshme është bërë publike së fundmi në arenën sportive, në lidhje me sulmuesin e Chelseas dhe skuadrën e Milan, që mund të shërbejë edhe si indikator për të ardhmen mes palëve. Sipas asaj që referon “Sky Sport”, qendërsulmuesi spanjoll është penduar që në verën e kaluar nuk pranoi ofertën e bërë nga klubi i Milan, duke zgjedhur që të largohej nga Real Madrid për tu bashkuar me Chelsean.

Mësohet se arsye e refuzimit të asaj kohe ishte mosbindija në projektin kuqezi që lidhje më së shumti me ndryshimet në kryesinë e klubit. Por, mbërritja më vonë e Leonardo Bonuçi, ish-shoku i tij i skuadrës, nga koha kur të dy luanin te Juventus, ka ndryshuar tërësisht situatën, dhe qendërsulmuesi mësohet të jetë hidhëruar për zgjedhjen e bërë, duke shkuar në angli.

Mediat italiane theksojnë se kjo është një prapaskenë e së kaluarës, por që mund të kushtëzojë edhe të ardhmen. Gjithmonë sipas “Sky Sport”, në fakt, Morata është zgjedhja e parë për sulmin e Milan, por gjithçka do të varet nga vendimi i UEFA-s, i planifikuar për në mes të qershorit. Në rast se klubi kuqezi do të mund të kënaqë kërkesat ekonomike të Chelseas, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Juventus, mund të pranojë në këtë pikë ofertën që refuzoi një vit më parë, mbase edhe duke reduktuar disi kontratën.

Related posts

E BUJSHME/ Milan zgjedh trajnerin, kontratë deri më 2020

Q.Autor

Egjipt – Uruguaj/ Nis pjesa e dytë, dy skuadrat duan “të rrëmbejnë” 3-pikët

Sadik.Autor

ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË FSHF/ Ja cilët janë delegatët e zgjedhur nga Asambleja në Shkodër…

Delo.autor

Leave a Comment