Futboll Sport

Kroacia mposht Senegalin me përmbysje, në miqësoren mes dy finalistëve (VIDEO)

Kroacia ka fituar 2-1 ndaj Senegalit në ndeshjen e luajtur në Osijek, ku tifozët vendas kanë përshëndetur ekipin e Zlatko Dalic, përpara se të nisej për në Rusi.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, Ismaila Sarr shtangu vendasit duke kaluar në avantazh Senegalin. Barazimi erdhi kur u mbush një orë lojë me goditjen e dënimit të ekzekutuar nga Ivan Perisic, e cila kapi të papërgatitur portierin mik, si pasojë e një devijimit.

Dhjetë minuta para fundit sulmuesi i Hoffenheim, Andrej Kramaric shënoi golin e fitores për kroatët me një goditje të saktë nga brenda zonës, ndërsa fati i mohoi barazimin Senegalit, kur goditja e ekzekutimit nga Saido Mane ndal në shtyllë.

Kroacia është në “grupin e hekurt” të Kupës së Botës 2018 kundër Argjentinës, Nigerisë dhe Islandës, ndërsa Senegali do të ndeshjet me Kolumbinë, Japoninë dhe Poloninë. Senegali do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër kundër Koresë së Jugut përpara se të nisë Kupën e Botës.

https://www.youtube.com/watch?v=dYc6Ki0ZtPE

Related posts

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Juventus i ofron “Djajve të Kuq” tre lojtarë në shkëmbim të Pogba, ja emrat

Delo.autor

Kontakti Benatia-Vazquez/ Collina tregon nëse ishte apo jo penallti…

Sadik.Autor

Gattuso rikthehet në origjinë, godet dhe e bën për spital sulmuesin Kalinic

Q.Autor

Leave a Comment