Futboll Sport

Anderlecht ”peshkon” në Shqipëri, talenti i Besës drejt Belgjikës

Në muajin prill bëri 17 vjeç. Flasim për lojtarin e Besës, Flavio Meçja. Këtë sezon ai ka arritur të shkëlqejë me ekipet e moshave në Kavajë. Verdhezinjtë kanë dalë kampion në grupin B të Superiores fillimisht, ndërkohë që më pas morën edhe trofeun e madh për 17-vjeçarë, pasi ia dolën të mundin Vllazninë. Meçja ka qenë një nga lojtarët kryesorë në suksesin e arritur nga Besa U17, ndërkohë që gjërat po marrin mbarë edhe për të.

Meçja do të mund të provohet jashtë vendit. Për të ka një opsion për të vijuar karrierën në Itali, por së fundmi është ndjekur edhe nga zbuluesit e talenteve të klubit belg Anderlecht dhe do të testohet. Në klubin belg së fundmi është transferuar edhe sulmuesi anësor Kristal Abazaj, të cilin e blenë për shumën e 75 mijë eurove. Në të shkuarën aty ka kontribuar si lojtar dhe trajner edhe Besnik Hasi, ndërkohë që tanimë është Meçja ai që kërkon t’i bashkëngjitet akademisë së Anderlecht për momentin.

Related posts

U TRANSFERUA TEK INTER/ Tri opsione në mesfushë. Po sikur Vidal të luante me Eriksen? (VIDEO)

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ Pas një super asist nga Hakimi, Perisic realizon me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Vllaznia-AEL Limassol. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment