Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Salah zbulon se çfarë i tha Mourinho gjatë takimit në prag United – Liverpool

Ylli i Liverpool Mohamed Salah ka zbuluar se ish-trajneri i tij e ka përgëzuar kur janë takuar gjatë sezonit.

Salah ka shijuar një sezon debutues të mrekullueshëm te Liverpool duke e mbyllur në krye të golashënuesve me 32 gola, ndërsa ai ka shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet.

Mourinho nuk i ka dhënë shumë mundësi për të impresionuar te Chelsea, por trajneri portugez, tashmë tek United, kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për ish-lojtarin e tij.

Salah shprehet për Egypt Today: “E kam takuar dy herë – në ndeshjen tonë këtu në Anfield ndaj United dhe në Old Trafford.

“Ai më ka thënë se është shumë i lumtur për mua. Kështu që unë e falënderova. Nuk folëm shumë, thjesht u përshëndetëm.”

Salah iu bashkua Chelsea-t nga Basel në 2014 por luajti vetëm 13 paraqitje përpara se të huazohej te Fiorentina dhe të shitej te Roma.

Related posts

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pirlo përdor rotacion, Ibrahimovic nuk preket (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MBI TRESHEN E SULMIT “MNM”/ Herrera: Nuk e di si do t’ia bëjnë? Ndoshta do të vendosin duke luajtur…

Delo.autor

“PRES NJË SFIDË TË VËSHTIRË NDAJ SASSULOS”/ Trajneri Pirlo: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbi të gjitha në…

Delo.autor

Leave a Comment