Futboll Seria A Sport

Andre Silva, çelësi i Milanit për të shkuar te sulmuesi i Monakos

Te Milani e gjithë vëmendja është te vendimi që do të japë UEFA, megjithatë te klubi kuqezi nuk po qëndrojnë duarkryq dhe kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën në merkato. Trajneri Genaro Gattuso u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës një qëndërsulmues me eksperiencë që garanton minimalisht 20 gola në sezon dhe i përzgjedhuri i Fassones dhe Mirabellit është pikërisht kolumbiani i Monacos Radamel Falcao.

Për të bërë të mundur kalimin e El Tigres në Milano po ndërhyn edhe Jorge Mendes. Menaxheri i fuqishëm me famë botërore është agjenti i Falcaos por edhe i Andre Silvas i cili këtë verë sipas të gjitha gjasave do të përshëndesë kuqezinjtë duke u larguar nga San Siro pas vetëm 1 sezoni, pasi nuk arriti të linte shenjë te Milani.

Jorge Mendes u ka propozuar drejtuesve të Milanit një shkëmbim mes Falcaos dhe Andre Silvës, natyrisht për shkak të moshës së re të sulmuesit portugez, Monaco do të derdhë në arkat e Milanit edhe disa miliona euro. Mbetet për t’u parë por shkëmbimi Falcao-Andre Silva me ndërmjetësimin e Jorge Mendes është më shumë sesa një thashethem merkatoje.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA PËR SFIDËN NDAJ ALAVES/ Zidane me dhimbje koke, mungojnë 3 titullarët…

Delo.autor

Reali kërkon të nënshkruajë me lojtarin kryesor të Barçës, gati negociatat

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË NË “AIR ALBANIA”/ Majkëll Ngo mposht Laçin dhe shtyn “Bardheblutë” drejt titullit

Delo.autor

Leave a Comment