Sport

Andy Murray rikthehet pas një viti, luan në turneun e “Mbretëreshës”

Pas një viti pushim, tenisti britanik Andy Murray rikthehet në fushën e lojës. Ish-numri 1 në botë do të luajë javën e ardhshme në turneun e “Queen’s” (turneu i Mbretëreshës) dhe që në raundin e parë do të përballet me një rival të fortë, si australiani Nick Kyrgios. Nadal duket se ka lënë pas të gjitha problemet fizike që ka patur muajt e fundit, madje në janar u operua në shpinë, ka shtyrë disa herë rikthimin, por tani duket se është gati.

“Kjo nuk është hera e parë që kam probleme me shpinën, por tani jam gati. Kur nuk luan për një kohë kaq të gjatë pas dëmtimit dyshimet janë të shumta, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Për një gjë jam i sigurt, që do të jap më të mirën time në fushë edhe pse nuk pres që të jem në 100% të formës në sfidën e parë. Duhet të tregohem i durueshëm, pasi nuk ka për të qenë aspak e lehtë”, tha Murray, 5 herë fitues në turneun e “Queen’s”.

Related posts

Hazard analizon Francën/ Ja kush është lojtari më i mirë në botë sipas belgut…

Isa.Autor

PAS 2 MINUTASH LOJË/ Ylli i Napolit shtang “Romakët” me një gol spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON KRIZA NË LA LIGA/ Barazim me gola, Barcelona ndalet nga Osasuna në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment