Futboll Sport

Angli – Panama/ ”3 Luanët” duan të ”kafshojnë” sërish modestët e grupit G (FOTO)

Ndeshja e sotme në tokën ruse është edhe e para në histori mes Anglisë dhe Panamasë. “3 Luanët” do të kërkojnë 6 pikët në dy ndeshje, pasi mposhtën me vështirësi Tunizinë 2-1 vetëm në minutën e fundit.

Me fitoren pothuajse të sigurt, skuadra e Gareth Southgate do të kërkojë të shënojë më shumë se sa 3 golat që Belgjika i realizoi Panamasë, për të qenë sa më e përgatitur për ndeshjen e fundit në grup ky dy skuadrat europiane do të synojnë vendin e parë në grupin G.

Megjithatë, Panamaja do të kërkojë të shënojë golin e parë në një fazë finale Botërori, pasi realizoi 14 në fazën kualifikuese. Mbetet për t’u parë se sa do t’ia dalë kundër Anglisë, e cila nga ana e saj do të përpiqet të shënjestrojë portën e mbrojtur nga një portier si ai i Panamasë, që në 129 ndeshje me kombëtaren ka pësuar 122 gola.

Lojtarët kyç

Michael Murillo i New York Red Bulls është lojtari më i shpejtë i Panamasë, por deri tani ka shënuar vetëm dy gola me kombëtaren e tij.

Harry Kane udhëhoqi si një kapiten i vërtetë skuadrën në fitoren ndaj Tunizisë dhe do të kërkojë të shënojë sërish për të mos mbetur mbrapa edhe në renditjen e golshënuesve të këtij Botërori.

Shifra

Anglia nuk mundet prej 11 ndeshjes (8 fitore dhe 3 barazime) ndërsa Panamaja ka vetëm një fitore në 8 takimet e fundit (ku ka edhe 2 barazime dhe 5 humbje).

Anglia nuk pëson dy gola në një ndeshje në 11 përballjet e fundit.

Formacionet e mundshme:

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI/ Theo Hernandez mbërrin në Milano, kryen testet mjeksore

Delo.autor

PARTIZANI NDRYSHON PËR “EUROPA LEAGUE”/ Ja me kë ndeshet në rast kualifikimi ndaj Sherif Tiraspol

F.autor

DHUNUAN ARBITRIN SERB NË GJERMANI NJË MUAJ MË PARË/ Ndëshkohen rëndë dy shqiptarët dhe klubi

Delo.autor

Leave a Comment