Futboll Sport

Japoni – Senegal/ Zbuloni formacionet dhe statistikat e ndeshjes që luftohet për kualifikim 

Pasi e nisën Botërorin 2018 me fitore në ndeshjet e para respektive, Japonia dhe Sengali përplasen për të kërkuar 3 pikët e kualifikimit. Japonia befasoi Kolumbinë duke e mundur 2-1 falë golave të yllit të Dortmundit Shinji Kagaëa dhe Yuya Osako. Duke luajtur me një rreshtim të ri në krahasim me Botërorin e fundit (4-2-3-1), Samurait gjetën fitoren e parë pas gjashtë ndeshjesh, pikërisht në momentin më të rëndësishëm.

Japonia nuk ka marrë rezutlate shumë të mira kundër skuadrave afrikane në miqësoret e fundit, me 1 barazim dhe 1 humbje, pork a fituar 2 dhe humbur 1 në ndeshje të vlefshme për Kupën e Botës. Ndërsa për Senegalin, ky do të jetë takimi i parë kundër një skuadre aziatike.

Senegalezët shijuan fitoren kundër Polonisë falë një autogoli të Cionek dhe golit të Niang, duke shfaqur një lojë të disiplinuar dhe kompakte. Edhe për afrikanët forma e mirë erdhi pikërisht në momentin e duhur, pasi vinin në ture me vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, ku kishin arritur edhe 1 humbje e 3 barazime.

Ndeshja është tepër e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi fitorja do t’i siguronte kualifikimin, duke lënë jashtë një nga favorite, siç konsideroheshin në fillim Polonia dhe Kolumbia.

Lojtarët kyç

Osako do të udhëheqë edhe një herë sulmin japonez, ndërsa Niang do të jetë sulmuesi ku do të mbështetet Senegali.

Shifra

Japonia ka fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Botës, me 1 barazim dhe 3 humbje në bilanc.

Japonia ka shënuar më shumë se një gol vetëm në 2 nga 12 ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës.

Vetëm një herë në 19 ndeshje të zhvilluara në Botëror, Japonia ka arritur të fitojë dy ndeshje radhazi.

Senegali ka shënuar të paktën 2 gola në 7 nga 10 ndeshjet e fundit zyrtare.

Senegali ka humbur vetëm 1 herë në 6 ndeshjet që ka luajtur në Kupën e Botës, ku ka siguruar 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Formacionet e mundshme:

Related posts

LUKS DHE MODË/ Ja dhomat e zhveshjes së Manchester United (VIDEO)

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Chelsea – Stoke City (FOTO)

Q.Autor

ZYRTARE/ E prezantojnë si kampion, mbrojtësi Hoxha me skuadër të re

Delo.autor

Leave a Comment