Futboll Premier League Sport

Angli-Panama/ Harry Kane thyen rekorde nëse shënon sërish

Për herë të parë pas 12 vitesh, Anglia e nis fazën në grupe të një Kupe Bote me fitore, që në ndeshjen e parë. Pasi mundi 2-1 Tunizinë, në ndeshjen hapëse të turneut, “Tre Luanët” do të përballen të dielën me debutuesit e Panamasë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gareth Southgate dhe e udhëhequr nga kapiteni Harry Kane vjen si favorite kryesore në këtë sfidë. Tri pikët ndaj Panamsë janë detyrim për anglezët, të cilët do të kenë edhe një finale të parakohshme me Blegjikën, në ndeshjen e fundit në grup, për të vendosur se kush do të mbajë vendin e pare.

Harry Kane është në formë shumë të mirë dhe është kërcënim kryesor në sfidën e radhës, pasi më herët shënoi dy gola ndaj Tunizisë, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës së tij. Megjithatë, Panamaja nuk do të jetë si ndaj Belgjikës. Të paktën do të luftojë për t’i ndalur “luanët” e etur për gjahun e tyre të radhës. Ata janë të vetdijshëm se nuk i kanë forcat për ta ndalur kundërshtarin, por gjithsesi do të provojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Fitorja ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë ka rritur besimin në skuadrën angleze, ndonëse Southgate dhe të besuarit e tij nuk e nënvleresojnë Panamanë. Ende mbetet në dyshim formacioni te skuadra e Anglisë, pasi Dele Ali dhe Raheem Sterling janë në dyshim. Ndërkohë, debutuesit e këtij Botërori pritet të lënë pas humbjen e ndeshjes së parë dhe të përqendrohen tek Anglia.

Ata pritet të tregojnë disiplinë taktike në lojë, ndërsa formacioni pritet të jetë i rreshtuar sipas skemës 4-1-4-1. Mbrojtja është një nga pikat e forta të Panamasë, ndërsa sulmi është një shqetësim më vete. Në shtatë ndeshjet e fundit, panamezët kanë shënuar vetëm dy gola, statistika aspak pozitive këto për një skuadër që merr pjesë në një event si Kupa e Botës.

Disa fakte rreth Anglisë dhe kapitenit Harry Kane
– Harry Kane mund të bëhet lojtari i dytë që shënon në dy ndeshje të Anglisë në një Kupë Bote pas Ron Flowers në vitin e largët 1962.

– Kane ka shënuar në shtatë nga tetë ndeshjet ndërkombëtare të luajtura me Anglinë.

– Anglia ka humbur vetëm dy ndeshje në 19 të tilla me Gareth Southgate si trajner.

– “Tre Luanët” janë të pamposhtur në 11 ndeshje.

Related posts

Neymar tmerron PSG para Realit. Largohet nga fusha me barelë duke qarë

Q.Autor

KUKËSI-SKËNDERBEU/ Rikthim ëndrrash, Shkurtaj shënon ndaj “Korçarëve” në prekejn e parë të topit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ La liga: Mbyllet ndeshja Elche-Real Madrid. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment