Futboll La Liga Sport

“NUK MUND TË HAJA DHE TË FLIJA”/ Marcelo tregon ankthin para ndeshjes me Liverpool: Kisha frikë se nuk më lejonin të…

Që nga fitimi i Ligës së Kampionëve në maj të 2018-ës ndaj Liverpulit, Real Madridi nuk ka treguar një formë të mirë në këtë kompeticion.

Pikërisht finalja ndaj anglezëve ishte një moment emocionues për “Los Blankos”, pasi siguruan titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit. Megjithatë nuk ishte një periudhë shumë e mirë për mbrojtësin Marselo.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi tregon për ankthin që kishte para ndeshjes, ku thotë se nuk mund të merrte frymë: “Unë nuk mund të merrja frymë, por u përpoqa të mos ngjallja panik. Një natë para ndeshjes unë nuk mund të haja dhe të flija. Asnjëherë më parë nuk isha ndjerë në ankth kaq të madh, nuk e dija se çfarë po më ndodhte.  Mendova të telefonoja mjekun, por kisha frikë se nuk do më lejonte të luaja.Marcelo dhe Enco

Megjithatë erdhi momenti i ndeshjes, unë hyra në fushë, por përsëri kisha probleme me frymëmarrjen. Në atë moment mendova, se nëse do të vdisja, atëherë duhet ta bëja duke shkëlqyer në fushë. Sapo nisëm ndeshjen, gjithçka ndryshoi. Kisha probleme vetëm në fillimin e ndeshjes, gjithçka më pas ishte normale. Ankthi ishte larguar nga mua dhe unë isha në paqe.”, u shpreh mbrojtësi brazilian.

Related posts

KLAS DHE SPEKTAKËL/ Brazili kalon pa probleme Arabinë Saudite (VIDEO)

Isa.Autor

TRONDITËSE/ Vdekja e Maradonës, ngrihen akuza ndaj mjekut që operoi legjendën e futbollit

Delo.autor

DHJETË VITE DHE 4 CHAMPIONS/ Varane e ka ndarë mendjen. Ja se sa kërkon Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment