Futboll Sport

Anglia dhe Belgjika gati të “ndezin motorrët” në “Rusi 2018”

Kampionati Botëror futet sot në ditën e pestë të tij, kur do të luhet ndeshja e fundit e grupit F, si dhe do të debutojnë dy nga skuadrat pretendente, Belgjika dhe Anglia.

Kështu në orën 14:00 Suedia do të përballet me Korenë e Jugut, në një sfidë ku nordikët do të kërkojnë medoemos marrjen e tre pikëve. Kjo pasi humbja e Gjermanisë me Meksikën, i ka hapur shanset për të siguruar një vend në fazën e 1/8-ave, por për t’ia dalë, duhet fituar ndeshja ndaj Koresë.

Gjithsesi aziatikët nuk janë kurrsesi një skuadër për t’u nënvlerësuar, pasi kanë disa lojtarë që luajnë në Europë dhe të udhëhequr nga sulmuesi i Tottenhamit, Son Hueng-min, mund të befasojnë

Në orën 17:00 do të jetë radha e Belgjikës, që të zbresë në fushë. Skuadra e drejtuar nga Robert Martinez do të përballet me Panamanë, një kundërshtar që merr pjesë për herë të parë në një Botëror. Sfida duket e lehtë në letër, por në fushë këto ditë të para kemi parë se askush nuk ka ardhur rastësisht në Rusi.

Belgjika vjen në këtë Botëror jo më si skuadra e mbushur me talente, por si një ekip që ka në përbërje shumë yje të afirmuar. Puna e Martinez do të jetë t’i bëjë të luajnë bashkë, një mision ky shumë i vështirë, por që fusha e lojës do të japë një përgjigje më të qartë.

 

Mbrëmja do të jetë e rezervuar për Anglinë, që do të zbresë në fushë përballë Tunizisë ,në ndeshjen e parë të grupit G. “Tre luanët” vijnë në “Rusi 2018” me petkun e pretendentit, dhe si rrallëherë, atmosfera në skuadër është tejet pozitive dhe me optimizëm.

Trajneri Gareth Southgate ka arritur të vendosë ekuilibrat në ekip dhe tashmë skuadra angleze luan një futboll shumë të kujdesshëm, ndërsa lojtarët në fushë tregohen shumë racionalë. Kjo tregohet edhe me ndeshjet e fundit miqësore e zyrtare, ku “tre luanët” kanë marrë fitore pa shkëlqim, por ama pa rrezikuar asgjë, diçka aspak tipike kjo për Anglinë.

Related posts

Argjentinë – Islandë/  Zbuloni formacionet zyrtare me plot befasi dhe surpriza…

Sadik.Autor

KARIKATURA E DITËS/ RONALDO nuk ka shënuar GOL sepse s’ka goditur PENALLTI (FOTO)

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Manchester City gati 80 milionë për yllin “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment