Futboll Sport

Arlind Kalaja te Kukësi/ Sulmuesi shkodran “peng” i burokracisë te Vllaznia

Përveçse të pasuksesshme sportivisht, apo një gropë e madhe financiare për qytetet e tyre, klubet e Bashkive kanë një handikap të theksuar burokratik. Ky është rasti më i fundit me Arlind Kalajën, që praktikisht ka mbyllur çdo detaj të transferimit te Kukësi, ku do të luajë për dy vjet, me opsion rinovimi edhe për një sezon.Aktualisht sulmuesi mbetet peng te Vllaznia.

Nuk është çështje kontrate, sepse marrëveshja e sulmuesit e kuqeblutë përfundoi më 31 maj dhe praktikisht ai është lojtar i lirë. Problemi qëndron te leja e kalimit, që shërben për të zyrtarizuar kalimin e dokumentacionit nga klubi i Vllaznisë te klubi i Kukësit. Që kjo të realizohet, nevojitet firma e drejtuesit më të lart të klubit. Në rastin konkret, te Vllaznia që titullare ka kryebashkiaken, këto kompetenca i kishte administratorit Gjyrezi.

Por, Gjyrezi u largua nga detyra, ashtu si edhe bordi drejtues, pas rënies së ekipit nga kategoria. Këtu lind ngërçi, sepse për momentin dhe deri në riorganizimin e klubit, te Vllaznia nuk ka asnjë person përgjegjës, që ka tagrin të mbyllë procedurat me lojtarët në largim, apo të nisë punën për afrimet e reja. Rreth tre javë pas mbylljes së sezonit dhe largimit të kuqebluve nga elita, shkodranët janë në ajër dhe pasojat ndihen në të gjitha drejtimet.

Related posts

“SHUMË ZHURMË PËR ASGJË”/ Zbulohen PRAPASKENAT mes Milanit dhe CHELSEA për Higuain

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta rinonvon kontratën me ish-lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

Gelson Martinez do të largohet nga Sporting Lisbona

Sadik.Autor

Leave a Comment