Futboll La Liga Sport

Arsenali kërkon të “JOSHË” mesfushorin spanjoll të Real Madridit

Arsenal vijon të jetë në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Emri i fundit që përmendet në shtëpinë e “Topçinjve” është ai i Lucas Vazquez nga Real Madrid.

Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ndërkohë që për të blerë kartonin e tij nga kampionët e Europës nuk do të jetë e lehtë.

Vazquez ka një kontratë deri në vitin 2021, ndërkohë që e ardhmja e tij pritet të vendoset edhe nga vendimet e trajnerit të ri te madrilenëve, Julen Lopetegui, i cili e grumbulloi 26-vjeçarin me Kombëtaren e Spanjës për në “Rusi 2018”, para se ai të shkarkohej nga drejtimi i kësaj të fundit.

Related posts

Besiktas-Bayern, Heynckes mund të bëhet më i miri i historisë së Champions-it

Q.Autor

SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova, për herë të parë në histori luan me Spanjën. Ja kundërshtarët e “Dardanëve”…

Delo.autor

MOTO GP/ Prezantohet Yamaha, Valentino Rossi përgatit sezonin e lamtumirës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment