Futboll Sport

Askush nuk habitët më, një tjetër emër për stolin e kuq!

Që te Partizani nuk e merr vesh çfarë ndodh, këtë e kanë kuptuar thuajse të gjithë. Tifozët e kuq duan të dinë çfarë ndodh me klubin e tyre, por për momentin nuk kanë nga t’i marrin përgjigjet. Për të marrë informacion është e pamundur, prej kohësh gjithçka aty është hermetike. Gjithsesi ndonjë fjalë “rrjedh”, si përshembull ndonjë emër lojtari që duan, apo ndonjë emër trajneri. E gjitha ndodh kur klubi akoma nuk di nëse do të marrin pjesë në Europa League. Pa pasur një përgjigje për këtë pjesë, zërat do të mbeten njëlloj nga se kuptohet deri më tani.

TRAJNERI I RI – Shpëtim Duro është i gatshëm ta marrë drejtimin e Partizanit, sigurisht i duhet bërë ftesa për diçka të tillë. Presidenti Demi dhe njerëzit e tjerë në klub e njohin mirë dhe do të mjaftonte një mesazh që ai të nënshkruante edhe pa e parë kontratën. Gjithsesi ende nuk është komunikuar ndërprerja e bashkëpunimit me Klevis Dalipin. Gjithsesi fakti që dalin emra nuk përbën problem, fundja nuk përbente as kur ai drejtonte ekipin dhe Mario Tokic shfaqej në tribunë dhe cilësohej si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Partizanit.

Mladen Milinkovic ka qenë emri i radhës që u lakua, për të mbërritur te një tjetër emër i njohur në ambientin e kuq. Skënder Gega është një tjetër opsion për Partizanin shkruan “Panorama Sport”. Ish-futbollisti i skuadrës kryeqytetase një vit më parë ishte pranë Kukësit, që zgjodhi të emërojë Milinkovic. Tanimë për Gegën del sërish një mundësi për të punuar në Superiore, ndërkohë që nuk duhet harruar se është lakuar edhe për stolin e Flamurtarit këtë verë

Related posts

Formacioni i vitit dominohet nga La Liga, një zikaltër përfaqëson Serinë A

Sadik.Autor

HIRUSHJA QË PO ÇMEND ARGJENTINËN/ Klubi i trajnerit “rockstar” që refuzoi të stërviste Messin

Delo.autor

ZYRTARE/ NESËR nis FESTA, MILANI do të prezantohen dy blerjet e reja

Isa.Autor

Leave a Comment