Futboll Seria A

Roma me “cicërima” origjinale që ndez ëndrrat e tifozëve

Llogaria zyrtare e Roma-s në Twitter ka sugjeruar se gjithçka ka përfunduar për blerjen e Justin Kluivert nga Ajax.

Media sociale e Ujqërve ka bërë bujë këtë vit me mënyrën e veçantë të zyrtarizmit të lajmeve falë përdorimit me zgjuarsi të meme-ve, videove dhe Photoshop-it për të zbuluar lojtarët e rinj.

Klubi ka zbuluar një foto të re ditën e diel ku shihet Monchi dhe blerjet e reja Ante Coric, Bryan Cristante dhe Ivan Marcano të vizatuar.

Por ka edhe një lojtar të katërt në prapaskenë, me kokën e mbuluar nga një ujk.

Dhe është dukur si një foto ekzistuese e Kluivert te Ajax. Blerja thuhet të konfirmohet ditën e hënë dhe Roma do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e holandezit 19-vjeçar.

Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 1.4 mln euro në vit.

Related posts

PUSHIMET NË SPANJË/ Aventura e Ibrahimovic me yacht, suedezi “sulmohet” nga disa nudistë (FOTO)

Delo.autor

Lemar nuk dëshiron transferimin në Angli, refuzon tri skuadrat e mëdha

Q.Autor

Kupa, kamardare shpëtimi për Flamurtarin dhe Laçin, prestigj për Skënderbeun dhe ngushëllim për Kukësin

Sadik.Autor

Leave a Comment