Futboll La Liga Sport

Bale refuzon Bayern dhe Real: Dua të rikthehem në Premier League tek ky ekip…

Gareth Bale i ka mbyllur derën transferimit te skuadra e Bayern Mynih, duke u thënë kampionëve të Gjermanisë se Synon që të rikthehet në Premier League në rast se do të largohet nga Real Madrid. Kampionët e Gjermanisë e konsideronin Bale si zëvendësuesin ideal të veteranëve Franck Ribery apo Arjen Robben, por uellsiani duket se preferon më mirë rikthimin në Premier se sa të luajë në Bundesligë. Trajneri i ri i Bayern, Niko Kovac, i kishte bërë një ofertë lojtarit të “merengues”, që dy javë më parë i dha fitoren skuadrës së Real në finalen e Champions League.

Por sulmuesi uellsian ia ka bërë të qartë drejtuesve të Real se në rast ata vendosin ta largojnë, t’i gjejnë një ekip në Premier League, ku ka luajtur edhe më parë. Dhe ofertat nga Anglia nuk kanë munguar për 28-vjeçarin, me Manchester United që mbetet në “pole” për ta marrë. Por kudo që të shkojë për të luajtur, për Bale problemi më i madh mbetet çmimi, pasi Real kërkon rreth 100 milionë euro për sulmuesin. Me skuadrën e Real Madrid, sulmuesi uellsian nuk aktivizohet shumë, madje edhe në finalen e Champions e nisi takimin nga stoli, por në fund realizoi dy gola.

Related posts

U ARRESTUA DHE IU HOQ PATENTA/ Trezeguet ofendon policët: Jeni nje tufë…

Delo.autor

SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi i Shpresave shënon tripletë me Chelsea

Delo.autor

Berberi serb ka një dhuratë speciale për tifozët e Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment