Futboll Sport

Të rejat nga Kukësi/ ”Përplasje” me Pacult, një firmë dhe një refuzim për verilindorët

Kukësi mbetet në merkato. Një ditë më parë ka nënshkruar një kontratë “1+1” qendërmbrojtësi Harallamb Qaqi, për të cilin pati një moment dyshimi, për shkak se u përfol për një ofertë nga Qipro. Gjithsesi mbrojtësi pranoi ofertës e Kukësit dhe tanimë do të nisë një eksperiencë të re. Me Laçin në dy sezonete fundit ai është paraqitur mirë dhe verilindorët u bindën ta afronin në ekip pasi doli lojtar i lirë.

TËRBIMI I PACULT – te Kukësi kanë afruar në ekip Edis Maliqin, i cili luan si mbrojtës i djathtë, ndërkohë që në ekip ishin edhe Bujar Idrizi e Filip Zderic. Tre lojtrë për një pozicion duken shumë dhe kroati rrezikon largimin, por jo vetëm ai. Gjithsesi, sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, trajneri Peter Pacult nuk e ka pritur mirë faktin që Zderic mund të ikë, pasi sikurse dihet është një lojtar i sjellë prej tij në merkaton e janarit. Gjithsesi për të do të ketë një takim me drejtuesit, ku do të flitet edhe për merkaton në përgjithësi.

REFUZIMI – Kukësi kërkoi të afronte në ekip edhe mbrojtësin Vladica Brdarovksi, i cili luan për krahun e djathtë, por maqedonasi ka refuzuara. Nëse sheh “CV”-në, bëhet fjalë për një lojtar me cilësi të mira dhe që do u bënte punë verilindorëve. Futbollist 28-vjeçar prej tre sezonesh është aktivizuar me Vardar në Maqedoni, teksa është shpallur dy herë kampion. Në titullin e sezonit 2016-2017 ai ka dhënë një kontribut të vyer për skuadrën e tij, duke luajtur në 30 ndeshje. Në Maqedoni ai e ka nisur karrierën te Pelisteri, ndërkohë që ka luajtur edhe me një klub si Rabotnicki. Brdarovski regjistron edhe një eksperiencë të shkurtër me Zbrojovka Brno në Çeki, si dhe në Hungari me ETO Gyori. Mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së vendit të tij, por prej tre vitesh nuk ftohet më. Gjithsesi me Kukësin ai nuk do të bashkëpunojë për sezonin e ardhshëm.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Kessie-Real Madrid dhe Donnarumma-PSG, Europa në sulm për yjet e Milanit

Delo.autor

DËRGIMI I 60 INFERMIERËVE NË SHTETIN MIK/ Strakosha: Ndihem krenar me Shqipërinë që ndihmoi Italinë

Delo.autor

“SHPËRTHEN BERNABEU”/ Isco mposht Romën me një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment