Futboll La Liga Sport

Barcelona ofron Rafinhan dhe 35 milionë euro për mesfushorin e Tottenham

Barcelona ka mirëpritur interesimin e Tottenham Hotspur për Rafinhan. Spursat i kanë kërkuar Barçës një çmim për brazilianin, i cili është në shitje pas një huazimi të suksesshëm te Interi. Italianët kishin një mundësi për ta nënshkruar me futbollistin për shumën prej 35 milionë eurove, por që nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan sot se anglezët janë të prirur për të bërë biznes me spanjollët, ku këta të fundit këmbëngulin se Christian Eriksen duhet të përfshihet në negociata.Barca e sheh danezin si një alternativë ndaj sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili është raportuar se do të transferohet te katalunasit.

Theksojmë se për shërbimet e Eriksenit kanë shprehur interesim edhe shumë klube duke përfshirë Real Madridin. Gjithçka pritet të bëhet e qartë pas kampionatit botëror që fillon më 14 qershor

Related posts

ATMOSFERË SPEKTAKOLARE/ Mijëra tifozë të Islandës festë Vikinge në Moskë (VIDEO)

Sadik.Autor

NDESHJA ATLETICO-JUVENTUS/ Kritikohet Conte: Nuk do ta fal kurrë…

Delo.autor

NUK E PRISNIM/ Ja si ROMA do ta nderojë TOTTIN në ndeshjen kundër REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment