Futboll La Liga Sport

Barcelona përgatit dy blerje/ Katalansit sulm fronat për të gjetur zëvëndësuesin e Iniestës

Barcelona nuk mund të presë më, por menjëherë ka nisur tratativat për të bërë përforcimin e dytë në merkato. Bëhet fjalë për lojtarin që është në qendër të vëmendjes në Botërorin e Rusisë, serbin Sergei Milionkovic-Savic. Lojtar që bën lojë të mirë dhe arrin që të gjejë rrjetën. Megjithatë, emri i tij gjatë muajve të fundit nuk ka qenë i lakuar vetëm në “Camp Nou”, por edhe te Real Madrid, PSG, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United. Një lojtar i fuqishëm fizikisht, i gjatë 1.92 metër dhe që bën një kontroll të mirë të topit.

Barcelona prej kohësh po e ndiqte lojtarin, por çmimi i tij nga 80 milion euro, tashmë ka shkuar në 150, ku Florentino Perez pak javë më parë bëri diçka të tillë për të afruar mesfushorin e lindur në Spanjë. Ai është i biri i Nikola Milinkovic, i cili ka luajtur në sezonin 1993-94 te Lleida, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2022 me Lazio-n. Performanca e tij në Serie A ka bërë që në “Camp Nou” të mos e heqin vëmendjen nga cilësitë e tij. “Ka oferta, por ka rinovuar muaj më parë dhe kjo do të thotë se është mirë këtu”, është shprehur drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare. Që do të thotë se Barça do e ketë të vështirë të bind yllin serb.

Fekir – Është një emër që tashmë mund të thuhet se është i njohur në zyrat e katalanasve. Lojtari me origjinë algjeriane ka kontratë edhe për di vite me francezët e Lyon-it. Luan në pozicionin e fantazistit, në të djathtë dhe në qendër të sulmit. Është vetëm 24 vjeç dhe kontrata e tij përfundon në qershorin e vitit 2020, teksa skuadra franceze aktualisht kërkon 70 milion euro për shërbimet e tij. Megjithatë, Barcelona-n e josh magjia e lojtarit dhe kështu që bisedimet duket se kanë nisur.

Related posts

I BËRI KRENARË SHQIPTARËT ME ARRITJEN E SAJ/ Por xhudistja Kelmendi nxjerr në shitje medaljen e artë, ja arsyeja…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Cancelos, Bernardo Silva zhbllokon sfidën për “Qytetarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment