Futboll La Liga Sport

Barcelona-Real Madrid, çfarë dueli për Miralem Pjanic!

Një “El Clasico” në merkato për Miralem Pjanic. Sikurse njofton e përditshmja spanjolle “Marca”, e ardhmja e mesfushorit boshnjak do të jetë në njërën prej dy skuadrave më të mëdha të La Ligas, te Reali i Madridit ose Barcelona.

Si “Los Blancos” ashtu edhe “blaugranat” janë hedhur në sulm për 28-vjeçarin, por drejtuesit bardhezinj nuk shqetësohen aspak, përkundrazi, janë të lumtur që ka një duel të tillë, që vetëm do t’ia rriste çmimin futbollistit. Juventusi do të ishte i gatshëm për të shitur mesfushorin, sigurisht për një shumë të majme, të cilën më pas do ta investonte për të blerë kartonin e Milinkovic-Savic të Lazios.

Në fakt, për Pjanicin nuk interesohen vetëm gjigantët e futbollit spanjoll. Edhe në Premier League mësohet se ka një derbi për futbollistin ballkanas mes dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City.

Related posts

SHQIPËRIA U-15/ Kosova fiton UEFA Develompment Tournament

Delo.autor

“KA QENË NJË PERIUDHË E VËSHTIRË”/ Mesfushori Ramsey: Tek Uellsi e dinë çfarë dua. Tek Juventus…

Delo.autor

Reali refuzoi t’ua bënte Korridorin e Nderit, por stafi i Barcelonës e bën vet

Sadik.Autor

Leave a Comment