Futboll Seria A Sport

Kundërshtari i radhës sfidon RONALDON: E pamundur ta bëjë në Serinë A, këtë gjë…

Cristiano Ronaldo nuk mund të shënojë 50 gola në Serinë A. Ky është mendimi i Emil Hallfredsson, mesfushori i Frosinone-s, skuadra që do të përballet me Juventus dhe portugezin këtë të diel.

“Ka ndikuar shumë tek imazhi i kampionatit italian, që nga momenti që ka ardhur këtu”, ka thënë Hallfredsson për “Goal.com”. “Serisë A i është rritur vlera për shkak të tij. Mendoj se për shumë vite kampionati italin është nënvlerësuar”.

Por Hallfredsson ka paralajmëruar CR&: “Këtu është vështirë të shënosh. Është e pamundur që ai të realizojë 50 gola siç bënte në Spanjë, sepse ka një mentalitet më mbrojtës. Gjithsesi, mendoj se shikueshmëria e Serisë A do të rritet prej tij”.

Hallfreddson ka kujtuar edhe një takim që ka patur me portugezin: “E kam takuar në Europianin e Francës. Nuk ka taktika për ta ndalur, shpresojmë vetëm që të jetë në një ditë të keqe, por zakonisht nuk ka shumë ditë të tilla. Do të japim maksimumin”, ka përfunduar islandezi.

Related posts

Neymar i papërmbajtshëm, shënon golin e dytë ndaj Rennes (VIDEO)

Q.Autor

Leicester firmos me dy mbrojtës, i hap derën kalimit të Maguire te “djajtë”

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City me “POKER” goalsh, por gjermanët nuk dorëzohen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment