Futboll Sport

Barcelona, sekreti i Argjentinës dhe Messit për Kupën e Botës

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli e di mirë se nuk do të mund të fitojë dot Kupën e Botës nëse Lionel Messi nuk do të jetë në formën e tij absolutisht më të mirë, çka ishte mëse evidente sërish të martën, kur ai shënoi tregolëshin në ndeshjen ndaj Haiti. Në tentativë që të mbajë maksimalisht të lumtur yllin e skuadrës, kulmi arriti këtë javë kur Argjentina u akomodua pikërisht në “shtëpinë” e Messit, për të përmbyllur përgatitjet përpara fillimit të Kupës së Botës.

Kontigjenti bardhekaltër ka zbarkuar në Barcelonë, për tu stërvitur pikërisht në kompleksin stërvitor “Joan Gamper”, vetëm pak metra larg “Nou Camp”, aty ku Messi ndihet në shtëpinë e tij. Ndër vite Argjentina ka tentuar gjithçka për të karikuar magjinë e Messit mbi të tjerëve, por kësaj here trajneri Sampaoli i është drejtuar planit B, planit Barcelona. Pas ditëve të fundit përgatitore në shtëpinë e tij, Barcelonë, Messi do të niset drejt Rusisë në atë që është shansi i tij i fundit për të fituar një trofe të Kupës së Botës.

Gjithashtu për të shuar të gjithë zërat që vazhdojnë të konsiderojnë Maradonën më të mirë, për shkak të faktit se “Pleshti” nuk ka fituar asnjë trofe madhor me përfaqësuesen. Argjentia mbërriti në Barcelonë të enjten dhe do të stërvitet në kryeqytetin katalanas deri të premten, 8 qershor kur do të udhëtojnë më pas drejt Izraelit, për miqësoren e fundit përpara përballjes me Islandën në “Spartak Stadium” të shtunën, më 16 qershor.

Related posts

IA KALON PORTIERIT KEPA/ Ja si Kushëriri i Eto’o-s shan e kërcënon trajnerin (VIDEO)

Delo.autor

FUNDOSET “LOS BLANCOS”/ CSKA Moscow shkruan historinë në “Bernabeu”, por Plzen…

Isa.Autor

DEKLARON ISH-YLLI I LIVERPOLLIT/ Xabi Alonso zbulon: Në Europa League jam tifoz me…

Delo.autor

Leave a Comment