Futboll Sport

Basti i trajnerit Milos Kostic/ Luftëtari do të jetë dëfryes dhe rezultativ

Në krye të Luftëtarit prej pak ditësh gjendet një trajner i ri, Milos Kostic. Slloveni, i cili pasoi në këtë post të larguarin Hasan Lika, që arriti për herë të parë të kualifikojë gjirokastritët në Europë, gjendet tashmë përballë sfidave jo të vogla, por dhe zgjedhjeve që duhet të bëjë për t’i dhënë një identitet të tijin skuadrës pa ndryshuar stilin me të cilin bluzinjtë na kanë mësuar në këto dy sezonet e fundit.

Në dy vitet e fundit Luftëtari jo vetëm ka qenë një ekip që ka dëfryer, por ka arritur dhe rezultate befasuese. Detyra për Kosticin nuk do të jetë e thjeshtë, aq më tepër që suksesi i paarardhësit të tij ka bërë që nga skuadra të largohen dhe emra të rëndësishëm. Klauzola e sllovenit parashikon minimalisht vendin e 3-të në kontratën 3-vjecare, për të mbajtur skuadrën në nivele të larta, por me Europën përpara dhe objektivin për të qëndruar lart në renditje në Superiore, Kostic duhet të bëjë llogaritë në këtë sezon pa dy lojtarët kryesor Abazaj dhe Bregu, të dy të larguar në merkato, ndërsa në kompeticionet europiane mund të mos jetë dhe Jakovljevic, që është i dëmtuar.

Synimi do të jetë sërish përpjekja për të afruar elementë të rinj, duke parë fillimisht nga tregu vendas, por duke kërkuar dhe jashtë Shqipërisë. Trajneri, përpara marrjes së detyrës, ka deklaruar se ka parë të gjitha ndeshjet e Luftëtarit në këto dy vitet e fundit dhe ka krijuar një përshtypje të stilit dhe lojës së skuadrës së tij dhe fakti që ka përvojë, sidomos me skuadra moshash, mund ta bëjë që të ruajë të njëjtën strukturë të suksesshme të gjirokastritëve, duke u bazuar te elementët të rinj dhe premtues edhe pse për Europën nevojiten për momentin zgjidhje të shpejta.

Related posts

NDESHJA/ Super gol nga Jasir Asani, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë

F.autor

MERKATOJA E ÇMENDUR/ Shtohet konkurrenca për Barçën, ekipi i Premier rrit ofertën për talentin e PSG

Delo.autor

ANALIZA/ Mbrojtje e hekurt dhe modul i ri, lëvizjet e Contes për “rilindjen” e Inter

Delo.autor

Leave a Comment