Futboll La Liga Sport

PSG kërkon ”vetëm” 300 mln €, Real paguan 350 mln € për Neymar

Real Madrid është gati t’i paguajë Paris SG 350 milionë Euro për të marrë Neymar sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të mos e shtyrë blerjen e tij me një vit. Sipas “The Sun”, klubi francez i ka vendosur një klauzolë prej 300 milionë Eurosh brazilianit e cila hyn në fuqi pikërisht në 1 shtator 2018, një ditë pas mbylljes së merkatos verore.

Kjo lëvizje e bën praktikisht Neymar të pamundur për të luajtur për një skuadër tjetër deri në vitin 2019. Klauzola është vendosur nga drejtuesit e klubit francez pikërisht për të siguruar shërbimet e brazilianit për të paktën 18 muaj që nga koha kur u ble për 220 milionë Euro nga Barcelona.

Por Florentino Perez nuk ka ndërmend të presë më për të marrë një “Galactico” në skuadër dhe është i gatshëm të thyejë me 130 milionë Euro rekordin e transferimeve për ta veshur me të bardha brenda nisjes së sezonit të ri.

Marrëveshja besohet se do të jetë pjesë e një operacioni edhe më të madh marketingu, sipas të cilit Real Madrid do të braktisë Adidas për t’u bashkuar me Nike. Sigurisht me largimin e Cristiano Ronaldos gjithnjë e më të mundshëm, ky operacon do të bëhej edhe më i lehtë.

Neymar mendohet se ka një rrogë te rreth 45 milionë Euro në sezon dhe do të ishte e vështirë që Reali të paguante brazilianin ndërsa ka në listëpagesë edhe portugezin, i cili besohet se merr rreth 21 milionë Euro nësezon.

Kështu duket se kjo lojë pokeri mes Perez dhe klubit francez në pronësi të Katarit, do të përfundojë me një “all in” nga presidenti i skuadrës spanjolle, një përpjekje e fundit për të marrë lojtarin aq të dëshiruar.

Related posts

PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOL/ Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

A JENI PËRBALLUR ME EKIPIN PAS HUMBJES NDAJ INTER? Pirlo kundër gazetarëve: Më sulmoni mua, lërini rehat lojtarët e mi

Delo.autor

Kolumbi-Japoni, aziatikët kanë marrë një fitore në pesë ndeshjet e fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment