Bundesliga Futboll Premier League Seria A Sport

Bayer Leverkusen i tregon çmimin Liverpool-it dhe Napolit për yllin gjerman

Pas performancave të shkëlqyera me Bayer Leverkusen, Bernd Leno ka tërhequr interesin e disa klubeve të rëndësishme në Evropë. Gjermani ka shfaqur dëshirën për t’u larguar dhe kaq ka mjaftuar që në drejtim të tij të vëshojnë ofertat. Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudy Völler, foli për “Bild” për interesin e Napolit për Leno, duke zbuluar se “Partneopei” kanë bërë një ofertë për portierin gjerman në vitin 2017.

“Leno mund të largohet, por vetëm sipas kushteve tona. Ne jemi në diskutime të vazhdueshme dhe të hapura me Bernd dhe agjentin e tij. Ai kishte një ofertë konkrete nga Napoli në vitin 2017, por në atë kohë nuk kemi pasur zëvendësues, prandaj duhej të qëndronte”, tha fillimisht ai. “Në fund, ai pati një sezon shumë të mirë, megjithatë, menduam se dëshira e Bernd për t’u larguar do të kthehej dhe me ardhjen e Hradecky. Ne kemi një pasardhës të klasit të parë”, theksoi Völler duke pranuar në këtë mënyrë se largimi i 26-vjeçarit është i pashmangshëm.

Leno thuhet se është në krye të listës së dëshirave të trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti, për të zëvendësuar Pepe Reina, i cili u largua për t’u bashkuar me AC Milan. Gjermania ka një klauzolë lirimi prej 28 milionë euro në kontratën e tij. Një ditë më parë u raportua se Napoli ka rënë dakord për një marrëveshje për 25 milionë euro për portierin e Bayer Leverkusen.

Besohet se Bernd Leno ka gjetur kushtet personale me nënkampionët e Italisë, por në garë është edhe Liverpool. Trajneri Jurgen Klopp kërkon një portier cilësor për të zëvendësuar Loris Karius dhe Leno është një alternativë, ndonëse gjermani preferon më tepër yllin e Milanit, Gianluigi Donnarumma. Italiani është lidhur shpesh me një largim nga të kaltrit, megjithatë agjenti i tij deklaroi kohët e fundit se Donnarumma nuk do të largohet nga Milani.

Related posts

LAZIO “PESHKON” NË PREMIER LEAGUE/ Tare nis bisedimet për mesfushorin e Manchester United…

Delo.autor

NDODH NË SERIE A/ Destro shënoi teksa mbante në duar një shishe me ujë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Udhëton drejt Italisë për të firmosur me Milan mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment