Futboll Sport

SHIFRA E ÇMENDUR”/ Nuk do ta besoni sa fiton Ronaldo nga një postim në “Instagram”

Kristiano Ronaldo, festoi së fundmi shifrën e 400 milionë “followers” në rrjetin social “Instagram”, duke u bërë kështu personi më I ndjekur në këtë rrjet social.

CR7 numëron plot 100 milionë më shumë fansa se Kejli Xhenër që është rivalja e tij më e afër me rreth 309 milionë. Por sa fiton Kristiano Ronaldo më një postim në “Instagram”.  Ekspertët e “OLGB” kanë arritur të zbulojnë edhe shifrën e majme që fiton ylli portugez nga një postim i vetëm. Bëhet fjalë për plot 1.72 milionë paund.

Forbes vlerëson se Ronaldo fitoi 120 milionë dollarë (88.6 milionë £) në 2021, duke e vendosur atë të tretën në listë për vitin pas Konor Mek Gregor dhe rivalit të tij të madh Lionel Mesi.

Ronaldo raportohet të ketë fituar rreth 70 milionë dollarë (51.7 milionë £) nga pagat dhe fitimet e tij te Juventus dhe Junajtid, teksa 50 milionë dollarë të tjera (40 milionë funte) vijnë nga marrëveshjet e sponsorizimeve dhe burime të tjera të ardhurash jashtë futbollit.

Related posts

Aubameyang thuasje i Arsenalit, Wenger do ta aktivizojë kundër Swansea-t

Q.Autor

PO SHKËLQEN/ CANCELO ka një “MËSUES” në fushën e lojës tek JUVENTUSI

Isa.Autor

MOS AKTIVIZMI I BROJËS/ Tekniku i Fulham shpjegon arsyet

F.autor

Leave a Comment