Bundesliga Futboll Sports

Bayern jep dritë jeshile për largimin e Boateng!

Shefi i Bayern Munich ka folur qartë!

Karl-Heinz Rummenigge nuk ka nguruar të flasë për çështjet e merkatos të rekordmenëve gjermanë.

Një largim të Jerome Boateng shefi i klubit nuk e ka përjashtuar. Kampioni i botës, i cili ka një kontratë deri më 2021, është shprehur së fundmi për një ndryshim ambienti.

“E dimë që mund të na vijë një ofertë për të. Nëse një klub vjen dhe kërkon të dijë për çmimin e tij, atëherë do të merremi me atë çështje,” shprehet Rummenigge.

Në vitin 2011 Boateng u ble nga Manchester City për 13.5 mln euro dhe që prej atij viti është kthyer në shefin e prapavijës bavareze – ashtu si te Gjermania.

“Po ju them që vlera e tij nuk është e ulët. Por gjithçka për momentin është vetëm spekulim. Por jam në dijeni se Jerome po merret me këtë temë.”

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Lojtarët e Liverpool “thumbojnë” Harry Kane

Sadik.Autor

Publikohen pamjet tmerruese/ Tifozët rusë plagosen pas prishjes së shkallëve lëvizëse (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA E JUVENTUSIT ME “HAT TRICK”/ Ish-lojtari “Zikaltër”: Paralelet mes nesh dhe Zonjës së Vjetër” nuk…

Delo.autor

Leave a Comment