Futboll Seria A Sports

Juventus shkon në Moskë për të finalizuar marrëveshjen përpara botërorit

Juventus është shumë pranë marrëveshjes me CSKA-në e Moskës për Aleksandr Golovin.

22-vjeçari do të luajë me Rusinë në Kupën e Botës, e cila fillon nesër teksa mikpritësit do të presin Arabinë Saudite për ndeshjen e parë të kompeticionit.

Bardhezinjtë janë përfolur shpeshherë për transferimin e mesfushorit, dhe besohet se kanë arritur marrëveshjen me të.

Tani SportMediaset raporton se edhe marrëveshja me klubin e CSKA është shumë pranë, teksa Juve kërkon të mbyllë gjithçka përpara Kupës së Botës pasi nuk kërkon të rrezikojë që t’i rritet çmimi.

Dy klubet kanë një marrëveshje rreth 20 milionë euro, kështu që tani ka mbetur vetëm të vendoset struktura e akordit.

Related posts

NUK SHKËMBYEN ASNJË PASIM MES TYRE/ Setien shmang sherrin fizik mes “Pleshtit” dhe Griezmann

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mposht Villarreal me përmbysje në frymën e fundit falë CR7

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni çfarë goli ka shënuar Messi ndaj Mallorcas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment