Futboll La Liga Sport

Befason Iniesta: Ky nuk është Botërori i fundit

Andres Iniesta këmbëngul që Botërori 2018 nuk do të jetë i fundit për të me kombëtaren e Spanjës. Mesfushori 34-vjeçar i dha lamtumirën Barcelonës në fundin e këtij sezoni për të nisur një  aventurë të re në kampionatin japonez, Vissel Kobe. Pas largimit nga “Camp Nou”, pritej që ish-kapiteni i blaugranëve të tërhiqej edhe nga përfaqësuesja, por së fundmi ai e ka mohuar këtë.

“Unë nuk e përjashtoj vazhdimin me Kombëtaren”- ka thënë lojtari.

Iniesta do të udhëtojë me grupin e Julen Lopetegui drejt Rusisë në kuadër të Kupës së Botës që do të nisë më 14 qershor në Moskë. Mesfushori dëshiron që të ndihmojë skuadrën që të fitojë një tjetër trofe në këtë garë ndërkombëtare, ashtu siç bëri në finalen e Kupës së Botës në vitin 2010-të, pasi shënoi golin e fitores. Ky kompeticion pritej të ishte i fundit për Iniestën me Spanjën por siç duket pas lëvizjes në Japoni, lojtari e shikon të vështirë të tërhiqet dhe këmbëngul se ka një shans që ai të vazhdojë të përfaqësojë fanellën e iberikëve edhe pas këtij turneu.

“Unë nuk e përjashtoj vazhdimin, por e di që është e vështirë kur të largohem ashtu sikurse ika nga Barcelona. Do të ishte paksa e vështirë për mua të vazhdoja këtu, por sapo të përfundoj Kupa e Botës, do të shohim dhe vendosim”- tha katalanasi para medias.

34-vjeçari ka kujtime të bukura nga Botërori i 2010-ës, pasi realizoi golin e fitores në kohën shtesë (116’) ndaj Holandës në Afrikën e Jugut. Më tej lojtari shtoi që do ta shijojë çdo secondë në Rusi sikur të ishte turneu i parë me përfaqësuesen e tij.

“Përpiqem të mos mendoj që ky është Botërori i fundit, por do ta përballoj atë si të ishte i pari, si një sfidë të mirë. Unë përpiqem të shijoj çdo moment. Sepse edhe pas gjithë kësaj kohe, është ende emocionuese t’i jetosh këto momente”- përfundoi Iniesta.

Spanja ndodhet në Grupin B së bashku me kampionët e Europianit “Francë 2016”, Portugalinë, Marokun dhe Iranin.

Related posts

U eliminua nga Maribori, por mediat sllovene i bëjnë elozhe Partizanit

Sadik.Autor

AKORDI MESUT OZIL-INTER/ Një marrëveshje që refuzohet për herë të dytë, ja arsyeja

Delo.autor

RASTE TË DYSHIMTA/ Pozicione jashtë loje dhe pretendime për penallti, ja moviola e Tirana-Vllaznia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment