Futboll Sport

Tabela e transferimeve/ Superiorja në gjumë, eksod në shumë ekipe

Largimet janë zëri kryesor i lëvizje në ekipet e Kategorisë Superiore. Janë disa klubet që ende nuk kanë zyrtarizuar afrime, madje ka klube si Laçi, Flamurtari dhe Partizani që nuk kanë marrë vendime në lidhje me trajnerët që do i drejtojnë sezonin e ardhshëm. Nga kurbinasit ka ikur Mezani, kurse te dy ekipet e tjera situata nuk është “as mish, as peshk”. Dalipi dhe Behari ende mbeten alternativa, me të parin që ka shumë pak shanse.

Situatë e paqartë edhe me lojtarë e huazuar. Skënderbeu është klubi që ka dhënë borxh më shumë lojtarë: në Superiore, në Kosovë dhe në Maqedoni. Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me këto futbollistë. Në fakt në Korçë gjithçka është e paqartë. Te Kukësi do ketë lëvizje jo të shumta. Deri më tani është zyrtarizuar afrimi i portierit Faton Maloku dhe e njëjta gjë do ndodhë edhe me Arlind Kalanë. Do të ikin kryesisht ata që nuk kanë pasur hapësira.

Luftëtari ka pësuar shumë ndryshime, teksa deri më tani ka pasur më së shumti largime, ashtu sikurse edhe te Laçi. Pritet të ketë edhe të tjera lëvizje, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Kamza deri më tani ka lëvizur vetëm për pankinën, ndërkohë që edhe Teuta ka emëruar trajnerin e ri, Bledi Shkëmbin. Është afruar edhe i riu Ndreca nga Besëlidhja. Te Tirana vetëm rinovime deri më tani, ashtu si te Kastrioti, ku ka edhe disa largime. Flamurtari është në ajër, shumica e lojtarëve janë pa kontrata, ndërkohë që disa është e sigurt që nuk qëndrojnë. Juffo është largim i sigurt, madje braziliani ka firmosur me Vardarin në Maqedoni.

TABELA E TRANSFERIMEVE

SKËNDERBEU
Afrime: Dejvi Bregu (Luftëtari), Ardit Hoxhaj (Flamurtari) ; Reza Karimi (Teuta), Bruno Lulaj (Laçi) Largime: Kristal Abazaj (Anderlecht)

KUKËSI
Afrime: Faton Maloku (Feronikeli), Arlind Kalaja (Vllaznia); Largime: Eni Imami, Sindrit Guri (Oostende), Amido Balde

LUFTËTARI
Afrime – Jurgesi Liçkollari (Pogradeci), Milos Kostic ; Largime: Bruno Toledo, Dejvi Bregu (Skënderbeu), Kristal Abazaj (Skënderbeu-Anderlecht), Christos Athanasopoulos, Hasan Lika, Orjad Beqiri, Kristo Minga, Marc Aurelio, Eri Lamçja, Stivian Janku

LAÇI
Afrime: – Largime: Arbër Shala, Harallamb Qaqi, Gentian Mezani, Reginaldo,Arbër Beqaj, Bruno Lulaj (Skënderbeu)

PARTIZANI
Afrime: – ; Largime: –

FLAMURTARI
Afrime: – ; Largime: – Victor Juffo (Vardar), Mamadou Touncara, Ardit Hoxhaj (Skënderbeu)

KAMZA
Afrime: Pietro Vierchoëod ; Largime: – Julian Ahmataj

TEUTA
Afrime: Edison Ndreca (Besëlidhja), Bledi Shkëmbi (Liria) – ; Largime: Burhan Mustafov, Amir Bilali, Masahudu Alhassan, Ardit Hila, Anel Dedic, Reza Karimi (Skënderbeu)

TIRANA
Afrime: – ; Largime: Musa Mohammed

KASTRIOTI
Afrime: Elvis Plori ; Largime: Alis Boçi, Abaz Karakaçi, Samuel Nikaj, Erick Ouma Otieno, Samson Illiasu

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja Champions Inter-Slavia Praga

Delo.autor

ÇMENDURIA/ MOURINHO vazhdon të kërkojë mbrojtës, ja oferta marramendëse për të PANJOHURIN (FOTO)

Isa.Autor

KONFIRMON KLUBI ITALIAN/ 21 lojtarë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik dalin me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment