Futboll Sport

“Befason” trajneri i Senegalit/ Ky futbollist është më i miri në botë

Trajneri i kombëtares së Senegalit, Aliu Cisse ka besim se ylli i Liverpool, Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe thekson se prania e tij në ekip do të sjell shumë frymëmarrje në skuadër.
“Mane është unik dhe nuk mund të krahasohet me asnjë lojtar tjetër të Senegalit. Ai mund të bëjë dallimin. Ai është tashmë një nga më të mirët, nuk mund të thuash se ai nuk është. Ai luan për një nga klubet më me traditë, një nga më të mirat në Evropë dhe ai është një nivel më i lartë për të.

“Ai është absolutisht unik sepse ai është kaq i paparashikueshëm, kjo është ajo që e bën atë të mrekullueshëm. Senegali nuk është vetëm Sadio Mane, megjithatë, ai ka një ekip të mirë të ndërtuar rreth tij dhe unë mendoj se duhet të jetë pak më shumë për të se ne jemi të gjithë pas tij”.-përfundoi Sane për “BBC Sport”.

Mane bëri debutimin e tij në kombëtare në vitin 2012, ku është aktivizuar në 51 ndeshje, duke shënuar dhe 14 herë. Luanët do të luajnë ndeshjen e parë të Kupës së Botës pas plot 16 vitesh, ku ditën e sotme do të masin forcat me Poloninë , sfidë kjo e vlefshme për Grupin G.

Related posts

Juventus në garë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

Q.Autor

NJË NGA OBJEKITVAT KRYESORË TË SOLSKJAER/ Manchester Unitedi gjen pasardhësin e Herreras në Premier…

Delo.autor

FIFA publikon Formacionin e Botërorit, zbuloni emrat surprizë

Isa.Autor

Leave a Comment