Futboll Sport

Belgjika bën “tris”/ Lukaku dhe Mertens “MASAKROJNË” modestët e Panamasë (VIDEO)

Belgjika ka bërë detyrën duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 modestët e Panamasë. Skuadra e drejtuar nga Martinez i falet një forme të shkëlqyer të sulmuesit Romelu Lukaku i cili u bë autori i një dygolëshi.

Pamvarsisht rezultatit të përgjithshëm Belgjika hasi shumë vështirsi në gjetjen e golit pasi 45 minutat e para u mbylën me rrjeta të parekura. Në fraksionin e dytë “djajtë e kuq” rritën presionin dhe si pasojë kaluan në avatazh me një super gol të Dries Mertens. Sulmuesi i Napolit me një goditje fluturimthi e dërgoi topin në trekëndësh.

Më pas gjithçka u bë më e lehtë dhe Romelu Lukaku shënoi një dygolësh për ta bër më të bukur këtë mbrëmnje për të tijët. Ndërkohë nga ana tjetër Panamaja edhe pse u mundua të befasojë, mbetet shumë larg të qenit konkurues në një kompeticion si Kupa e Botës.

Përfundimisht 3-0 dhe Belgjika siguron 3 piket e para në Grupin G.

Përagiti:AlpeNews.al

https://www.youtube.com/watch?v=uYn1qpm83rA

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ “Demat” zbarkojnë në Baku, në kërkim triumfit (FOTO)

Delo.autor

PESË HERË NË VENDIN E DYTË/ Talenti Haaland gjen “formulën” për kurorëzimin e Borussia kampione

Delo.autor

PAS 5 MUAJSH AGJERIM/ Mister 80 milionë euro realizon EURO GOL tek Napoli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment