Futboll Seria A Sport

Historia e rrallë, i thotë jo parave dhe Champions-it për Serinë B

“Paratë nuk janë gjithçka”. Këto janë fjalët e Vincenzo Fiorillo, portieri 28-vjeçar i Pescara-s, kur i është paraqitur mundësia për të shkuar te një skuadër që luan në Champions League.

Skuadra e Azerbajxhanit, Qarabag, i ka ofruar 600.000 euro klubit italian dhe një kontratë të rëndësishme portierit, i cili ka refuzuar dhe ka shpjeguar arsyet e vendimit të tij me një postim në Instagram.

“Nuk i kam pëlqyer kurrë postime të tilla, por sot kam qenë i detyruar ta bëj një të tillë. Luftoj prej katër vitesh me këtë fanellë… duartrokitje, kritika, kundërshti. Kam humbur një finale në sekondat e fundit, kam fituar një kampionat, kam qenë protagonist në disa momente dhe kam kaluar disa momente muti!”

“Por e kam respektuar gjithmonë këtë fanellë në të gjitha këto momente. Kam bërë disa deklarata të rëndësishme dhe zakonisht nuk flas sa për të folur. Kam vetëm një siguri dhe një ëndërr, madje dy: të kthehet në Serie A me këtë fanellë dhe të provojë veten nga fillimi në fund pa parë në sy askënd, siç kam bërë gjithmonë”.

“Ndoshta një ditë mund të jem kapiten! Falënderoj Qarabag që është munduar të më bindë në të gjitha mënyrat. Por mendoj se paratë nuk janë gjithçka, kur gjithçka që më duhet është në këtë qytet, në këtë stadium”, ka shkruar Fiorillo.

 

Non ho mai amato questo genere di post ma oggi è dovuto. Combatto da 4 anni con questa maglia.. applausi, critiche, contestazioni. Ho perso una finale all’ultimo istante, ho vinto un campionato, sono stato protagonista in alcuni episodi e ho fatto fatto anche qualche figura di merda! Ma l’ho sempre rispettata veramente in maniera importante questa maglia in ognuno di questi momenti . Ho fatto delle dichiarazioni importanti e solitamente non parlo per dare aria alla bocca. Ho un’unica certezza ed un sogno, anzi due: quello di voler tornare in serie A con questa maglia e di giocarmela dall’inizio alla fine senza mai chiedere nulla a nessuno come ho sempre fatto. E magari un giorno esserne il capitano! Ringrazio il Qarabag che ha cercato di convincermi in tutti i modi possibili. Ma penso che i soldi non siano tutto, quando tutto ciò di cui ho bisogno e’ già in questa città’,in questo stadio!🐬

A post shared by 🆅🅸🅽🅲🅴🅽🆉🅾 🅵🅸🅾🆁🅸🅻🅻🅾 (@vincenzofiorillo_1) on

Related posts

PAS SHORTIT NË CHAMPIONS/ Sabjen Lilaj i vjen në ndihmë Partizanit, tregon sekretet për rivalin

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË FINLANDË/ Tetë gola në 11 javë kampionat, talenti shqiptar nuk ka të ndalur

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ndeshje dramatike, Spanja ndan pikët me Poloninë. Lewandowski shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment