Futboll Premier League Sport

Bëri gafë në Botëror, por De Gea do të jetë më i paguari në planet

E ndërsa në Spanjë vazhdon të jetë i nxehtë debati për ta lënë në stol në Botëror, pasi gaboi rëndë në rastin e golit të dytë të shënuar nga Cristiano Ronaldo në përballjen me Portugalinë, David De Gea po përgatitet që të bëhet portieri më i paguar në planet.

Ky është paradoksi i jetës. Manchester United mësohet se i ka ofruar rinovimin e kontratës “gardianit” spanjoll me një pagë “faraonike” 21 milionë euro në vit për 5 sezonet e ardhshme. Plot 6 milionë euro më shumë se paga e Manuel Neuer te Bayerni i Mynihut.

Vendimtar, në këtë rast, vullneti i Jose Mourinhos për ta blinduar 27-vjeçarin, pas sulmeve të vazhdueshme të Realit të Madridit.

Marrëveshja mes palëve është arritur që në muajin prill, po zyrtarizimi do të vijë në përfundim të Botërorit.

Ndërkohë, Fernando Hierro ka konfirmuar se De Gea do të jetë titullar edhe në sfidën ndaj Iranit, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese ndaj Portugalisë.

Trajneri që pasoi Lopeteguin nuk e merr parasysh opinionin e fansave të “La Rojas”, që është i ndarë më dysh, me 45% që mendojnë se duhet të luajë De Gea dhe e njëjta përqindje i jep besimin Kepas. 10% janë pro aktivizimit të Rein

Related posts

SHTANGEN TË GJITHË/ Bale përfundimisht zgjedh klubin e ri, mbërrin në aeroportin e…

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mendes “tradhton” Roma-n dhe Juventus-in, përmbysen planet e merkatos

Delo.autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Bie drastikisht vlera e kartonit të Dybalas, ja çmimi befasues

Delo.autor

Leave a Comment