Futboll

Besiktas i kërkon Realit, Gutin dhe Hakimin

Fikret Orman ka qëndruar gjatë ditë së djeshme në shtetin spanjoll.

Presidenti i Besiktasit, Orman ka pasur një takim pune me ish-futbollistin e Realit, tani trajnerin e grupmoshave të reja të klubit madrilen, Guti.

I pari i “Shqiponjave të Zeza” raportohet se ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e klubit turk që të angazhohet si ndihmës trajner te skuadra turke, ku si mentor do ta ketë trajnerin aktual, Senol Gunes.

Madje, së bashku me spanjollin te klubi turk do të transferohet në formë huazimi edhe mbrojtësi i krahut të djathtë të kampionëve evropian, Achraf Hakimit.

Ky i fundit si një 19-vjeçar është paraqitur në këtë sezon në 17 raste duke asistuar dy herë dhe shënuar një gol.

Ndryshe, Besiktas deri më tani ka siguruar shërbimet e qendër mbrojtësit të Portos, Daniel Opares, i cili ishte i huazuar para dy vitesh në klubin turk.

Related posts

PAS KUALIFIKIMIT/ Valverde: Është normale të kalosh vështirësi në Champions

Delo.autor

“HUMBËM 2 PIKË NDAJ KAZAKISTANIT”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Ja çfarë i mungoi Kombëtares

Delo.autor

“GJYSHI NË PORTË ME BASTUN”/ Buffon çmendet: Qëndroj në fushë deri në moshën 80-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment