Futboll Sport

‘Neymar bëri mirë që u largua nga hija e Messit’/ Deklarata e bujshme nga Pele

Pele mendon se Neymar bëri mirë që u largua nga barcelona pasi gjatë gjithë kohës ishte nën hijen e Lionel Messit dhe nuk mund të shpërthente me talentin e tij.

“Mendoj se ishte mirë për atë që u transferua, sepse ka qenë gjithmonë në hijen e Messit. Te PSG pati mundësinë që të dëshmojë atë që mund të bëjë në një skuadër të ndërtuar përreth tij. Është një mundësi për atë që të luajë si numri 10. Shumë para? Në këtë moment jemi në një botë të ndryshme, nuk mund ta krahasoj me kohën time. Mbase vetëm dy ose tre futbollistë në botë vlejnë atë shumë parash. Në kohën time kishte dy ose tre futbollistë në çdo skuadër. Ishin Bobby Moore, Bobby Charlton, Johan Cruyff, Pele, Eusebio, Zico dhe Georgie Best. Tani ke një Neymar, një Cristiano Ronaldo dhe një Messi, dhe vetëm kaq”, u shpreh legjenda e futbollit botëror.

Gjithashtu Pele foli edhe për mënyrën e jetesës që ai së bashku me lojtarë të mëdhenj duhet të jetë gjithmonë shembull i mirë për fëmijët.

“Pjesa më e madhe e fëmijëve sot sheh Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymar, por njohin edhe emrin e Pele, është një përgjegjësi e madhe, sepse nuk do të mund të bëj kurrë një gabim në jetë, duhet të jem gjithmonë një shembull për këta fëmijë, por falenderoj Zotin për këtë nder”, deklaroi Pele.

Related posts

MOTO GP/ E ardhmja në bilemë, kampioni i botës teste të reja për shikimin për Krishtlindje

Delo.autor

KUALIFIKIMI PËR FINALEN E “EUROPA LEAGUE”/ Ja vendimi që merr David Luiz

F.autor

BEFASIA/ INTERI ka më të mirin e Europës në këtë rol, por po kërkon zëvendësues

Isa.Autor

Leave a Comment