Futboll Sport

“Bomba” e merkatos, Higuain emri i ri për Milanin

Të lësh Shtutgartin për Lajpcigun ngjason me një largim nga Napoli për të shkuar te Juventusi. Milanit i pëlqejnë sulmuesit e guximshëm, por emrat e rinj në dëshirat kuqezi duhen thënë ngadalë. Bëhet fjalë për Timo Vernerin, bomberi gjerman që ka alergji nga zhurma dhe Gonzalo Higuain që alergji ka thashethemet. Me zë të lartë mund të thuhet, ama, që Milani po kërkon me ngul një sulmues të madh dhe në pritje të vendimit të UEFA-s, po bën disa sondazhe.

higuain

DIALOG- Milani ka dy plane, përkatësisht për miratimin dhe refuzimin nga UEFA. Në rastin e parë, kuqezinjtë, të entuziazmuar nga mospërjashtimi nga kupat evropiane, do të hidheshin në gjueti të një emri të madh për sulmin. Me përjashtimin nga kupat, ambiciet kuqezi do të pësonin një ridimensionim të ndjeshëm.

TË PANJOHURA – Siç thamë, Timo ka probleme më zhurmën, qoftë edhe atë të merkatos. Fakti që luan në një klub si Lajpcigu, nuk shihet me sy të mirë nga puritanët e futbollit, që nuk i kursejnë vërshëllimat sa herë luan me Gjermaninë. 22 vjeç dhe me 42 gola në 77 ndeshjet e fundit, kartoni i tij vlen 70 milionë. Shuma në fjalë është e njëjta që kërkon Juventusi për “kokën” e Gonzalo Higuainit.

verner

Argjentinasi është një sulmues i regjur në Serinë A dhe ofron disa garanci më shumë sesa mosha dhe talenti i Verner. Në Torino nuk kanë ngut për të shitur “El Pipita”-n, përkundrazi. Juventusi dhe Milani mohojnë bisedimet, por një spirale drejt akordit mund të hapet në çdo moment, pavar- ësisht se për momentin janë thjesht zëra, nga ato që bezdisin Gonzalon dhe Timon…

Related posts

RRËFEN NGA JETA E TIJ PRIVATE/ Tregon mbrojtësi i Juventus: Kurseja 50 dollarë dhe ndihmoja prindërit të…

Delo.autor

FLAMURTARI-TEUTA/ Kushtet e rënduara atmosferike, shtyhet takimi. Ja kur do të luhet

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Pas 13 minutash lojë, ylli Son zhbllokon sfidën ndaj Arsenal me GOLIN E VITIT (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment