Futboll Sport

Bale, i vetmi lojtar që nuk i tha lamtumirë Zidanit

Shumica e lojtarëve të Real Madridit, apo të gjithë, i kanë thënë lamtumirë legjendës së këtij klubi dhe Francës Zinedine Zidane, përjashtim bën Gareth Bale

Zinedine Zidane befasisht tha të enjten se do të jep dorëheqje nga Real Madridi, kurse shumica e lojtarëve pas dorëheqjes kanë postuar mesazhe lamtumirëse për të. Të gjithë, por jo edhe Gareth Bale.

Uellsiani, postimin e tij të fundit e ka urimin për atësinë e Lucas Vazquezit dhe përgjigjen që ia ka dhënë Toni Krossit pasi që ky ishte tallur me spanjishten e tij në rrjetet sociale, por nuk ka asnjë fjalë për trajnerin me të cilin punojë për dy sezone e gjysmë.

Bale ka pasur faza të ndryshme në Madrid që nga ardhja e Zidane. Fillimisht ai ishte titullar me francezin derisa më vonë ai më shumë qëndroi në bankë, kjo edhe për shkak të një lëndimi që e pësojë. Paraqitjet e mira të Assensios dhe Lucas Vazquezit bën që Zidane të ndryshoi sistem.

Ndër të parët që ka reaguar në Twitter dhe rrejtët sociale ka qenë Sergio Ramos, i cili e ka quajtur epokën e Zidane “si më të suksesshmen në histori të Real Madridit”. 

Related posts

E BUJSHME NË SUPERIORE/ Do të largohet nga Teuta në janar, ja e ardhmja e mesfushorit Kallaku

Delo.autor

DESCHAMPS NUK LEJON FRANCEZËT QË TË BËJNË SEKS/ Ylli Griezmann: E kemi shumë të vështirë

Delo.autor

Kukësi ndryshon për Champions, rezistojnë vetëm katër titullarë

Sadik.Autor

Leave a Comment