Futboll La Liga Sport

“Bomba” vjen nga Spanja, Reali ka interes për Sarri-n

Real Madridi e kërkon me ngulm një trajner të ri pas dorëheqjes së Zinedine Zidane-s. Janë disa emra në listën e drejtuesve të “galaktikëve” për stolin, por në orët e fundit është futur një emër mjaft interesant. Ish trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka tërhequr vëmendjen e presidentit Florentino Perez që tani po mendon t’i bëjë tij një ofertë.

Tekniku italian vlerësohet së tepërmi për filozofinë e tij dhe për lojën që skuadrat që drejton bëjnë në fushë. Vlerësimet kanë qenë të mëdha nga kolegët e tjerë në Itali dhe Evropë, megjithatë, drejtuesit janë disi në mëdyshje sepse ai ka herë-herë një sjellje jo shumë të pranueshme. Sidomos me deklaratat e tij që shkaktojnë polemika. Dhe te “galaktikët” ka një rëndësi të madhe që strategu i skuadrës të jetë i matur. Lajmi u bë publik nga televizioni “‘El Chringuito TV”.

Ndërkohë presidenti i Murcia, Víctor Gálvez tha se trajneri i ardhshëm i Real Madridit do të jetë legjenda e klubit, Guti. Ish-mesfushori i “Los Blancos” është në pole position për të marrë postin e trajnerit. Bosi i Chelsea-t, Antonio Conte dhe ai i Juventusit, Max Allegri, u përfolën si dy kandidatë për postin e teknikut te madrilenët. Klubi i Murcia-s donte të emëronte ish-mesfushorin Guti si trajnerin e tij të ardhshëm dhe Galvez pretendon se nëse Zidane do ta kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më vonë, klubi i tij do të kishte firmosur kontratën me 41-vjeçarin. Në vend të kësaj, tani José María Gutiérrez Hernández i njohur ndryshe si Guti do të emërohet si trajneri i ri i Real Madrid.

Related posts

KALON NË ÇEREKFINALE TË “MINSK 2019″/ Boksieri kosovar mposht italianin Mangiacapre

Delo.autor

TEUTA-TIRANA/ Gafë e Vangjelit, Lorenco Vila shënon të dytin. “Çmenden” në festë durrsakët (VIDEO)

Delo.autor

Buffon tregon sekretin: Ja ç’duhet të bëjë Mbappe, për t’u bërë më i miri në botë

Isa.Autor

Leave a Comment