Futboll Sport

E PABESUESHME/ Ylli francez i jep të gjitha paratë e fituara nga triumfi në Kupën e Botës për…

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka zbuluar se i kishte dhënë për bamirësi të gjitha paratë e fituara nga triumfi në Kupën e Botës.

Franca i fitoi 38 milionë dollarë nga triumfi në Kupën e Botës këtë verë, derisa secili nga 23 lojtarët që i përfaqësuan “Les Blues” në Rusi, u shpërblye me 330.000 dollarë bonus.

“Të gjithë ne jemi të lirë ta marrim këtë vendim [ për donacion] dhe ta bëjmë publik ama po, i dhashë paratë për bamirësi në donacionin tim”, tha Matuidi.

“Kylian Mbappe ka plotësisht të drejtë kur thotë se ne fitojmë shumë para. Për ne nuk është shumë, por ajo që ne bëjmë do të thotë shumë për ata”, shtoi ai.

“Gjëja më e rëndësishme është se vjen nga zemra dhe ne e bëjmë këtë sepse na bënë. Kur e shoh një fëmijë duke qeshur, më mbush me lumturi”, theksoi ai.

Tremplins Blaiuse Matuidi është organizatë e bamirësisë, e cila ka për qëllim t’i riintegrojë në shoqëri fëmijët e varfëruar nga rrethinat.

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Roy Makaay: Bavarezët favoritë, ja lojtari më i mirë

Delo.autor

NUK NDALET NEYMAR/ Kapet mat duke puthur dy vajza, partnerja: Jam e zhgënjyer

F.autor

“TEUTA DO TË LUFTOJË DERI NË FUND PËR TITULLIN”/ Trajneri Martini: Bregu luan në çdo rol

Delo.autor

Leave a Comment