Futboll Sport

Botërori 2018/ A do ta “pushtojë” Rusinë maçoku Achilles?

E shurdhët, e bardhë dhe e quajtur Achilles është macja që së shpejti do të nisë së shpejti punë parashikuesi zyrtar i Botërorit të Rusisë, duke pasuar tetë këmbët e oktapodit Paul i cili ishtë një yll në vitin 2010.

Paul parashikoi fituesit për Kupën e Botës së atij viti duke zgjedhur një nga dy kutitë që përmbanin ushqim, kurse Achilles do të prenzatohet me shishet që do të kenë të stampuara flamujt e shteteve.

“Ne zgjodhëm Achilles sepse ai është i bukur, mbi të gjitha, por edhe sepse – si të gjitha macet me sy blu – ai është i shurdhët, kështu që ai ka bërë një marrëveshje të madhe me institucionin, ai e sheh çdo gjë me zemër”, tha Anna Kasatkina, një veterinere e cila vëzhgon macet në muezun e Hermitage në Saint Petersburg.

Për Kupën e Botës, Achilles do të largohet nga shtëpia e tij e përjetshme me bazë në Hermitage, ku ai punon me një ekip që ka në përbërje disa mace të tjera për të mbajtur të pastër muzeun e famshëm nga brejtësit. Përkundrazi, ai do të jetojë dhe afër kafenesë “Cat Republic”.

“Për të ruajtur formën më të mirë, ai do të vijojë jetën e tij gjatë turneut në këtë vend derisa të gjendet një mundësi më e mirë për të lëvizur, por edhe për të takuar miqtë”, tha Kasatkina për AFP.

Macja nuk është kafsha e parë që pozicionohet si pasardhës i Paul-it të famshëm, i cili u bë molusku më i famshëm kur parashikoi në mënyrë të saktë të gjitha ndeshjet e Gjermanisë në Botërorin e Afrikës së Jugut. Ai gjithashtu përzgjodhi fitoren e Spanjës në finale.

Derrkuci zviceran Madame Shiva e bëri të njëjtën gjë në Botërorin e vitit 2014, ashtu si britanikja Prianha Pele, por as njëra e as tjetra nuk arritën që të kapnin suksesin e Paul-it

Related posts

Fernandinho: Të luaja për Brazilin e kisha ëndërr, tani dua…

Sadik.Autor

Dënohet shqiptari i Atleticos, do të mungoj nëntë ndeshje

Sadik.Autor

Fitorja ndaj Flamurtarit/ Lojtarët e Skënderbeut “HARBOHEN” në “pub” me…

Isa.Autor

Leave a Comment