Futboll Seria A Sport

SPALLETTI EKZAGJERON/ Perisic si Ronaldo, Nainggolan si Diabolik…

“Cristiano Ronaldo është një kampion i madh. Por askush nuk mund të na bëjë të ndihemi inferiorë kundër dëshirës tonë”. Kështu u shpreh trajneri i Inter, Luciano Spalletti në lidhje me blerjen e bujshme të Juventus, për të cilin vijoi: “Do t’i japë forcë dhe shikueshmëri kampionatit italian. Për nga personaliteti është një prej më të fortëve të të gjitha kohërave. Ka entuziazëm të madh, në atmosferë ndihet aromë e një futbolli të madh dhe kjo gjë mund të ndikojë pozitivisht në lëvizjen tonë”.

Titulli kampion – “A mund të luftojë Inter për titullin kampion? Objektivi ynë është që të qëndrojmë në anën e ekipeve më të fortë, nuk shoh arsye pse të mos dalim mirë. Shoh një skuadër me potencial të madh në të gjithë repartet. E rëndësishme do të jetë të qëndrojmë në anën e më të mirëve, në të gjitha kompeticionet. Do të bëjmë një skuadër me 20 futbollistë të fortë, në mënyrë që të bëjmë rotacion e të fitojmë ndeshjet”, deklaroi trajneri Spalletti në konferencën e tij të parë për mediat pas rifillimit të përgatitjeve për sezonin 2018/19.

Kontrata – “Qëndroni të qetë, rinovimi i kontratës do të bëhet. Nuk ka asnjë problem, unë këtu ndihem rehat. Kontratën e nënshkruajmë në vetëm 5 minuta, madje është njëlloj sikur ta kisha firmosur. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe nuk ka nevojë as për avokatë apo menaxherë, njëlloj sikurse ndodhi në kontratën e parë. Ishte kontrata më e thjeshtë që kam nënshkruar ndonjëherë. Na priti mua dhe drejtorin sportive, Ausilio vetëm, pa asnjë menaxher ose avokat. Ishte gjithçka shumë e lehtë, me reciprocitet dhe kënaqësi”, u shpreh teknik zikaltër, kontrata aktuale e të cilit me Inter skadon më 30 qershor të vitit 2019.

Nainggolan – “Nainggolan është e lehtë ta përshkruash, është njëlloj sikurse e shikoni, shumë transparent. Është një person, të cilin kur e shikon nuk rrezikon që të mashtrohesh, të përshkruan në perfeksion atë që është, dhe paguan çmimin e të jetuarit pa maskë. Jepet ashtu siç është. Ndonjërit kjo nuk i pëlqen, ndërsa ne na pëlqen. Radja është si Diabolik, është e pamundur ta kontrollosh, shpërthen në të gjitha anët… Më duket se Nainggolan ka bërë mirë kudo që ka qenë, është i bërë me brum të mirë. Jam i bindur se ai ka dëshirë tu tregojë interistëve atë që është marka Nainggolan”, e përshkroi Spalletti, blerjen e tij nga Roma, Nainggolan.

Perisic si CR7 – “Ivan dhe Brozovic u kanë dëshmuar të gjithëve në ndeshjen e fundit, për atë që janë në gjëndje të bëjnë. Kundër Anglisë kanë bërë ndeshjen më të bukur, me më shumë kualitet. Brozo në atë pozicion vendosi cilësinë e lojës së skuadrës në një ndeshje të rëndësishme, duke spostuar edhe Modric. Përshkoi shumë kilometra, në mos gaboj 16, mbresëlënëse dhe me cilësi. Me atë, topi nuk vdes kurrë, niset fuqishëm dhe mbërrin fuqishëm. Perisic është një futbollist me fizik të mbifuqishëm. Ka të drejtë Mourinho, nëse mund të krahasojmë dikë me Ronaldon, është pikërisht Ivan, sepse është i fortë në shpejtësinë rezistencë, u pa tek ai top që arriti të kapë, por edhe në të gjitha ato raste kur na ka ndihmuar në fazën mbrojtëse. Ajo që duhet të mësojë më shumë, është kontakti me zonën e golit, shpresoj që ai gol t’i japë stimuj të tjerë, sepse mund të shënojë edhe më shumë gola”, deklaroi Spalletti.

Related posts

Norvegjia zbret në “Selman Stërmasi”, stërvitja e fundit para Shqipërisë

Sadik.Autor

VIJONË SPEKULIMET/ Kur Bielsa u ofrua të ishte mjeshtri i Zidane

Delo.autor

ZYRTARE/ Shqipëria pa trajner, Edi Reja e mbyll me Kombëtaren kuqezi

F.autor

Leave a Comment